Shkenca flet me mendimet dhe përsiatjet e veta për botën.
URTËSIA botën e sheh me zemrën e vet, e Kur’ani, që është Fjala e Krijuesit, bashkon mendimet e shkencëtarëve me zemrën e URTËSISË. Në këtë artikull, së pari do të shkelim në sferat e shkencës (do të shpjegojmë shkurt njërën nga arritjet shkencore ca më të rëndësishme); më pas do të vizitojmë një luginë të intuitës, për të parë se si vrojtonte njeriu i intuitës shëmbëlltyrat e botës në mendimet e veta, dhe, në fund, do të dëgjojmë Fjalët e ZOTIT xh.sh., që të dimë se si e ka vendosur Kur’ani lidhjen në mes këtyre dy mënyrave të të parit të botës. Shkencëtarët që merren me gjithësinë dhe me krijimin e saj, kanë arritur tash e disa vjet në njohuri të reja rreth hapësirës universale të trazuar të botës, dhe kanë mësuar nga mjetet e veta bashkëkohore, se bota rritet dhe zgjerohet vazhdimisht.
Ata kanë nxjerrë përfundimin se bota do të ketë lindur si rezultat i një shpërthimi, d.m.th. i një plasjeje fort të madhe, dhe kështu ka lindur lëvizja, ndërsa nga lëvizja janë krijuar koha dhe hapësira. Ky mendim është i njohur si teoria e BIG-BEN-it-SUPERNOVA- Superylli i ri, ose shpërthimi i madh a plasja e madhe. John Meter, shef projekti në qendrën kozmike Gudard, ka thënë se ky satelit e ka vrojtuar botën të tillë, çfarë ka qenë në fillim të krijimit, që është një ditë e madhe për njerëzimin.
1. Periudha e parë – shpërthimi shumë i madh dhe krijimi i botës ose çasti i BIG-BEN-it, Superylli i ri.
2. Periudha e dytë, njëqind milion vjet pas BIG-BENit, dhe krijimi i lëmshit të zjarrtë primar e kryesor, nga i cili ka lindur Gjithësia. Rezultatet e para të analizës me kompjuter të satelitit “COBE”, u kanë treguar astrofizikanëve të Universitetit të Kalifornisë se lëmshi i zjarrtë primar dhe kryesor, nga i cili ka lindur Gjithësia, ka qenë në të vërtetë një plasje mjaft e qetë, e cila emetonte rrezatimet e krijuara të çdo lloji, rregullisht dhe vazhdimisht, përgjatë miliona vjetve e në të gjitha drejtimet, dhe kjo shumë qetësisht e pa kurrfarë reaksioni të fortë.
3. Periudha e tretë – pas një miliard vjetësh, për të cilën nuk kemi kurrfarë njohurish.”COBE” ka gjetur një kuazar shumë të vjetër, një galaktikë të gjerë, mosha e së cilës është një miliard vjet pas BIG-BEN-it. Por, deri tash, asnjë instrument nuk ka arritur të identifikojë një diçka më të vjetër sesa ky kuazar. Shpjegimi: Shkencëtarët nuk dinë asgjë për të tri periudhat, dhe sidomos jo për periudhën e tretë, përveçqë supozojnë kohën e saj, dhe kjo në mbështetje të gjurmëve, të cilat i kanë vrojtuar në periudha vijuese. Ata nuk dinë as se si është formuar, po as se ç’kishte ndodhur në ata nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë milionë vjet.
4. Periudha e katërt – deri pas dy miliardë vjetëve; periudha e formimit të galaktikës, të reve në mes galaktikave dhe të kuazarëve. Galaktika:Është një grumbull prej qindra miliona yjesh si Dielli ynë, të cilat gjatë natës janë të dukshme si pikëza xixëlluese.
5. Periudha e pestë – deri pas pesë miliardë vjetësh; periudha e formimit të galaktikës aktive dhe rrezatuese. Në këtë periudhë, bota, e cila, për shkak të nxehtësisë së madhe, ishte e turbullt, qe kthjelluar. Grimcat filluan të lëviznin, krijoheshin galaktika rrezatuese, të cilat emitojnë radiovalë dhe hedhin grimca drejt shtresave ca më të larta të energjisë.
6. Periudha e gjashtë – deri pas 15 miliardë vjetëshe; periudha e krijimit të grupeve të galaktikave dhe të murit të gjatë galaktik. Grumbujt galaktikë përmbajnë në vetvete një shumë galaktike, ndërsa muri galaktik i gjatë është monoformacioni kozmik më i madh. Në këtë periudhë, Gjithësia merret si një fshikë e errët e pafund, të cilën e mbulojnë galaktikat dhe bota e ndriçuar, që janë të ngjitura. Teoria e gjenezës devijuese për këtë periudhë, thotë se në botë ekzistenca, materia shfrytëzohet në thelb dhe parimisht për errësimin e gjithësisë dhe krijon pandërprerë galaktika të zeza.
Bota e Humbur
Shumica e fizikanëve thonë: Nëse e njehsojmë me pajisjet e mundësitë e tashme dhe në përputhje me modelin e pranuar, peshën e përgjithshme të gjithësisë, do të na mungojnë 90% e peshës së përgjithshme të gjithësisë. Ky është një fakt, që është i vështirë për t’u kuptuar. A ekziston, vërtet, në botën e ekzistencës dhe në galaktikat një diçka lëndore dhe e fshehur, që shkencëtarët nuk kanë mundësi ta zbulojnë, po gjurmë dhe prova të së cilës janë të dukshme? Shkencëtarët, pas kërkimeve të gjata dhe gjithëpërfshirëse, kanë arritur përfundimin se në botën e të qenit është e pranishme një masë e fshehtë, sasia e së cilës është 90% e asaj bote, ndërsa kush e arrin ta zbulojë këtë pjesë që është e padukshme për njerëzit, meriton çmimin Nobël për fizikë. Kur shikojmë me instrumente shkencore në thellësinë e një ylli në qiell, ndeshemi me zonat e errëta ndërmjet galaktikës, të cilat janë si vrima, dhe këto vrima, ndoshta, fshehin në vete 90% të botës së humbur… “Në fillimin e pafund u duk një dritë e manifestimit të bukurisë sate… u duk bukuria dhe e ndezi tërë botën.”
Kjo shprehje e hadithit është në mbështetje të një tregimi të shenjtë, i cili thotë: “Unë kam qenë një thesar i fshehur, kam dëshiruar të dukem, prandaj kam krijuar popullin”. Po është e qartë se hadithi me fjalinë “e ndezi tërë botën” shpjegon edhe mënyrën e krijimit të botës, që bashkëpërkon me provat shkencore.
Kjo është një shprehje, e cila ka dalë nga thellësitë e shpirtit të tij dhe është parashtruar në mbështetje të lutjes, të tregimit dhe të Kur’anit.
1. Me manifestimin e ZOTIT xh.sh. madhështor, është krijuar tërë bota, ndërsa ky manifestim dhe drita janë thelbi i së vërtetës së ekzistencës, gjë që do të thotë – “BISMI – LAH” (në emër të All-llahut) (El- FATIHA , 1)
2. Përkthimi i emrit për krijesën e ZOTIT xh.sh. është hapi i parë drejt shumësit të tyre dhe rritjes së numrit dhe llojeve të tyre. Kështu është hapur dera e ekzistencës dhe është vendosur marrëdhënie në mes “së fshehtës” dhe “së dukshmes” (shpjegimi i lutjes së agimit), (“lutje e agimit”, Felek)
3. Nëse do të largohet për një çast nga bota drita e ZOTIT xh.sh., atëherë tërë “ekzistenca do të shndërrohet në mosqenie”, sepse vijimësia e ekzistencës varet nga kjo dritë (koment i sures Fatiha, 1)
Shpjegimi i gjashtë fazave të krijimit në Kur ’an
1 dhe 2 – Krijimi dhe Harmonia: All-llahu xh.sh. thotë lidhur me këto faza:
Me urdhër të Tij mori fund krijimi, pastaj ndreqte qenësinë e sendeve dhe ua përcaktoi e sqaroi kufijtë dhe caqet e tyre. (14)
Vërejtje: Faza e Harmonisë është periudha e projektimit dhe e organizimit të botës.
E dimë se secili projekt, së pari projektohet me anë të shqyrtimit të të gjitha rrethanave, pastaj përcaktohet programi, e më pastaj i hyhet realizimit. ZOTI xh.sh. Hirmadh projektin e krijimit e projekton në fazën e Harmonisë, dhe kjo në veçanti kur thotë në suren Insan = Njeriu: Ç’ndodhi me njeriun në atë periudhë të botës, kur nuk ekzistonte asgjë nga bota e jashtme, ndërsa për t’u realizuar nuk ishte realizuar asgjë ende? Zoti thotë në vazhdim dhe në suren Ahzab, 33: “Ne ua dhamë qiejve, Tokës dhe maleve amanetin, e ata ngurruan dhe patën frikë ta merrnin, po e rimori njeriu – kurse ai është, me të vërtetë i padrejtë dhe mendjelehtë ndaj vetvetes.”
4 – Orientimi dhe frymëzimi: Kjo do të thotë se sendet dhe lëndët venë drejt rrugës së vet evoluese dhe drejt asaj që është përcaktuar me to orientim dhe frymëzim të zotit, dhe kjo në mbështetje të një plani të përgatitur.
5 dhe 6 – Sigurimi i kushteve për krijimin e qenies së re dhe krijimi i ndërrimit dhe i trajtave të ndryshme në qenien e re: Mjerisht, madje dhe komentues të besueshëm dhe autentikë të Kur’anit, i kanë heshtur ajetet (i cili do të thotë: Edhe i cili bën që të rriten kullotat, ndërsa më pas bën që të bëhen të thata, të fishkura), dhe vetëmsa kanë shpjeguar shkurtimisht domethënien e përciptë të atyre ajeteve.
Është e qartë se këto dy ajete, ashtu si dhe tri të mëparshmet, janë të lidhurame krijimin, dhe kështu prapa domethënies së thjeshtë “bën që të rriten kullotat” mund të kërkojmë një interpretim më të gjerë dhe më gjithëpërfshirës. Kjo është shpëtim i një diçkaje të plotë nga një diçka tjetër, dhe krijim i qenies së re, gjë që nuk mund ta bëjë askush tjetër, përveç ZOTIT xh.sh. që është Një.
Krahasimi dhe shtjellimi
Gjashtë fazat e parimit të BIG-BEN-it – Super ylli të ri, tash do t’i krahasojmë me gjashtë periudhat e krijimit, që ka theksua Kur’ani:
– Faza e parë, çasti i shpërthimit të parë ose plasja (BIGBENI) = (dhe kur vendos për diçka, vetëm thotë për të: “Bëhu”, dhe ajo bëhet).
– Faza e dytë, një milion vjet pas BIG-BEN-it – Super ylli i ri = “harmoni” ose planifikim dhe organizim i botës (kjo mënyrë është e panjohur për shkencëtarët).
– Faza e tretë, deri një miliard vjet pas “BIG BEN – it = përcaktimi me masë ose programimi i botës.
Shkencëtarët nuk dinë asgjë për këtë fazë. Këtu shtrohet pyetja nëse është “zona e fshehtë” e njëjtë si “bota e padukshme”, kurse faza pas asaj zone “bota e dukshme” e njëjtë? A nuk ngjall të parët e tillë të botës shoqërim të këtyre ajeteve: (edhe nuk ekziston asgjë, thesaret e së cilës të mos i kemi në zotërim, e prej tyre Ne japim aq sa është nevoja)? Gjithashtu edhe të kësaj pyetjeje –a është pjesa e panjohur e botës së ekzistencës, e cila përmban 90% të botës, thesari i njëjtë i padukshëm, pjesa kryesore e të cilit është te Zoti Madhështor, kurse atë pjesën e caktuar Ai na e ka dërguar për ta parë ne?
– Faza e katërt, deri dy miliardë vjet pas BIG-BEN-it -= orientimi ose formimi i gjithësisë e shndërrimi i tyre në një botë të dukshme dhe fillimi i kësaj bote = formimi i galaktikës dhe krijimi i burimeve shumë të mëdha të dritës dhe të energjisë.
Siç thamë, “kuazarët” do të jenë krijuar në këtë periudhë, e është interesante të dihet se këto burime shumë të mëdha të energjisë dhe të dritës, shkencëtarët i kanë quajtur “fener kozmik”. Kjo domethënë sikurndërqë fenerët e detit janë “orientues” të anijeve, ashtu dhe feneri kozmik mund të jetë “orientues” i pjesëve të tjera të botës.
– Faza e pestë, deri pesë miliardë vjet pas “BIG-BEN-it =Zoti krijoi kushtet për shfaqjen e jetës = multiuniversi, njëra prej tjetrës. U krijuan galaktikat që emetojnë rrezatimin dhe grimcat, por edhe galaktikat aktive.
– Faza e gjashtë, deri pesëmbëdhjetë miliardë vjet pas “BIG-BEN-it” = krijimi i ndërrimit sërishmi në gjerësi dhe shndërrimi i tyre në lëndë të thata e të fishkura = hapësira për tekstin arabisht (ndërsa pas, bën që të bëhen të thata, të fishkura)..Parimi “BIG-BEN”- Supernova përmban edhe një numër të pakufishëm çështjesh të pazgjidhshme. Për çdo ditë zbulohen fakte të reja dhe ndriçohet po aq përmbajtja e Kur’anit.
Hamdi Thaçi
Dituria Islame 234
__________
1. COBE është shkurtesë nga “Cosmic Backy roundexplorer”.
2. Gazeta “Abrar”-Teheran, nr. 1499, 03.01.1994
3. Fotografia është marrë nga revista italijane “Panoram”.
4. Burim paraprak, artikulli “Mini Bang”.
5. “Kuazarët” janë burime shumë të mëdha dritash energjetike.
6 deri 9. Burim paraprak, artikulli “Mini Bang”.
10 dhe 11. Revista “Informacione shkencore” (origjinal “Ettele’ate elmi”),
Teheran, 22.11.1987, f.10-11.
12. Revista “Shkencëtari” (origjinali “Danishmang”). Teheran maj-qershor 1987. 13. Njëzet e nëntë sure të Kur’anit fillojnë me një ose më shumë shkronja arabe. Këta tinguj në fillim të sureve të veçanta janë ajet i parë ose pjesë e ajetit të parë. Me anë të përmendjes së këtyre tingujve, u tërhiqet vëmendja atyre që e lexojnë ose e dëgjojnë Kur’anin, për atë që pason. Po ashtu këta tinguj, përkatësisht shenjat e tyre, kanë edhe një domethënie të veçantë dhe paraqesin simbole.
14. “Nahxh el belaga”, fjalimi 90, pjesa 20-21.
15. dhe 16. Citate nga libri “Tefsir-el-mizan”, botimi arabisht.