Kryetari i KMSH merr pjesë në Forumin Ndërfetar të G-20 Itali

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori pjesë në Forumin Ndërfetar të G-20, zhvilluar në Bolonja/ Itali.“Koha për të shëruar – Paqja mes kulturave dhe mirëkuptimi mes feve”, është quajtur Forumi Ndërfetar i G-20, i cili zhvilloi punimet në 12-14 shtator në Bolonja.Pjesëmarrës në këtë forum kanë qenë studiues, akademikë, teologë, drejtues komunitetesh fetare, politikanë dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare.Gjatë këtij forumi u mbajtën rreth 40 sesione dhe evente të tjera të ndryshme, ndër të cilat mbajtën kumtesat e tyre rreth 250 folës nga fusha të ndryshme të interesit.Krytari Spahiu ishte ndër përfaqësuesit të cilët folën në këtë forum.Gjatë kumtesës së tij ai vuri theksin te bashkëjetesa fetare në Shqipëri, si dhe te roli i rëndësishëm që luan feja islame dhe besimtarët myslimanë në këtë aspekt.Ndër të tjera u përmendën edhe kontributi i fesë në proceset demokratike, arsim, edukim, etj.Z. Spahiu shprehu para të pranishmëve angazhimin e tij dhe të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në përcjelljen e drejtë të mesazhit fetar dhe parandalimin e radikalizmit të dhunshëm.-Besimet e ndryshme fetare kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë akoma një element bashkues, dhe jo ndarës midis shqiptarësh, u shpreh Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë ndër të tjera në fjalën e tij mbajtur në Forumin Ndërfetar të G-20 në Bolonja të Itlaisë.

Burimi: https://www.kmsh.al/kryetari-i-kmsh-merr-pjese-ne-forumin-nderfetar-te-g-20-itali/

Leave a Reply