Kreu i myslimaneve uron Bajramin dhe lutet për Gazën

Me rastin e Filtër Bajramit kryetari i KMSH hirësia e tije Skënder Brucaj uroi Bajramin dhe u lut për Gazën

Krue i KMSH Skender Bruçaj
Krue i KMSH Skender Bruçaj

Bismil-lahi Rrahmani Rrahim!

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

Të nderuar besimtarë shqiptarë, kudo që ndodheni!

Më lejoni që në këto çaste, ndërsa presim festën e Fitër Bajramit, festën e besimit në Zot, e gëzimit dhe lehtësimit shpirtëror, t’ju përcjell mesazhet e mia më të sinqerta për një jete sa më të lumtur, për  shëndet dhe mirësi në çdo sferë të jetës, me shpresën e madhe, që Zoti të na ketë falur mëkatet tona dhe të ketë pranuar adhurimet dhe sakrificën tonë.

Ne sot po përcjellim me përmallim Muajin e Bekuar të Ramazanit, për të pritur festën e bajramit.

Bajrami është simbol i paqes, i gëzimit, i qetësisë shpirtërore, moment i lartësimit të Allahut dhe koha e shpresës së arritjes së kënaqësisë së Krijuesit, që është edhe qëllimi final për çdo besimtar.

Festa e Bajramit eshte lehtësim i shpirtit, është kënaqësia e brendshme që buron prej shpresës së përmbushjes së adhurimit dhe përfitimit të faljes prej Allahut, Mëshiruesit Fuqiplotë.

Bajrami është dita e lehtësimit të brengave, është dita e shpresave të reja, është dita e të kujtuarit për njëri-tjetrin, është dita e një jete të re, e pendesës për gabimet dhe e projekteve të veprave të mira, dita kur mëritë, hatërmbetjet, xhelozia dhe smira marrin fund, është dita kur falen gabimet e të tjerëve, është dita e ripërtëritjes së vëllazërisë, miqësisë dhe dashurisë për njeriun dhe njerëzoren. Bajrami është solidarizim me mbarë shoqërinë.

Zoti e ka veçuar Bajramin si moment gëzimi, prandaj neve na takon ta vlerësojmë në këtë mënyrë. Sikurse përmend Ai në Kur’an. “E kush madhëron dispozitat (simbolet) e Allahut, ajo është shenjë e devotshmërisë së zemrave.” (Kur’an, Haxh: 32)

Duke përfituar nga përkujdesja e veçantë hyjnore, që Zoti i madh ka ndaj nesh në ditët e Bajramit, unë i lutem Atij dhe ju ftoj edhe ju t’i lutemi së bashku për më shumë paqe, gëzim e harmoni, për shuarjen e luftërave dhe konflikteve anë e mbanë globit,I lutem Zotit Fuqiplotë që të sjellë paqen në Gaza, Irak, Siri e kudo neper bote ku shkelen parimet hyjnore dhe te drejtat themelore te njeriut.

I lutem gjithashtu Allahut t’i mbushë zemrat tona me ndjenja të dashurisë, dhembshurisë, respektit dhe mirënjohjes.

O Zoti ynë! Jepi begati, mirësi, paqe e qetësi shoqërisë sonë dhe atdheut tonë Shqipërisë, e bashkë me të mbarë njerëzisë.

Gëzuar Fiter Bajramin, dhe Zoti e begatoftë çdo ditë tuajën.

Amin!

Leave a Reply