Nje here e nje kohe nje burre bujar zoteronte nje kopsht me rrush dhe hurma. Ai besonte dhe zbatonte me perpikmeri urdherat e Allahut xh.sh. Ne kohen e te vjelave ai jepte rregullisht zekatin. Me vdekjen e tij, trashegimia e kopshtit i kaloi pasardhesve te tij, te cilet ishin shume te dhene mbas botes materiale. Kjo gje ia shtonte atyre koprracine ne zemer.
Zekati qe u shperndate bujarisht babai i tyre te varferve, ia shtonte pasurine dhe begatine kopshtit. Te gjithe perfitonin nga ai. Mirepo me kalimin e kohes, kur pronaret e ketij kopshti u bene femijet, situata filloi te ndryshonte. Atyre sasia e zekatit u dukej shume e madhe. Kujtonin se zekati e pakeson pasurine. Etja e madhe per pasuri i verboi aq shume, sa nuk arrinin te kuptonin burimin e bereqetit dhe begatise se kopshtit te tyre.
Ata filluan te nxirrnin pretekste per te mos dhene zekat:
“Familja jone eshte zgjeruar shume. Kurse pasuria jone eshte pamjaftueshme. Le te dalim neser heret ne mengjes dhe te mbledhim te mbjellat tona. Te varferve mos t’i japim me nga pasuria jone!”
Ato kishin harruar se pronari i vertet i pasurise ishte Allahu. Gjithashtu harruan pjesen e te varferve ne pasurin e tyre. Kur po flinin, ia behu denimi i Allahut. Ne kopshtin e tyre, papritmas, u hap nje zjarr i madh dhe te gjitha prodhimet e tyre u bene shkrumb e hi.
Ne mengjes u zgjuan te lumtur dhe te painformuar per cfare kishte ndodhur ne mbremjen e kaluar.
Tek ecnin, i peshperitnin njeri-tjetrit:
“Mos lejoni te vijne sot te varfrit dhe fukarenjte! Mos i lejoni te hyjne ne kopshtin tone.”
Kur mberriten ne kopsht, nuk i besuan syve. Ata thane:
“Mos kemi ngaterruar rrugen?! Ku jemi ketu? Pane perreth mire. Ky ishte vendi ku ata kishin pasur kopshtet e tyre, por ato nuk ishin me aty. Aty, çdo gje ishte bere shkrumb e hi.
Me i zgjuari i tyre tha:
“Jo, jo! Nuk kemi ardhur gabim! Kjo eshte toka jone. Ne kishim vendosur te mos ndihmonim te varferit. Allahu prandaj na denoi keshtu. Ne fytyrat e tyre lexohej nje merzi e madhe. Cfare planesh kishin bere ne mbremje e cfare i kishte gjetur ne mengjes!
Filluan te benin shamate duke fajesuar njeri-tjetrin: “Mendimin e keq per te mos ndihmuar fukarenjte e ke dhene ti i pari”
Me i zgjuari i vellezerve tha:
O vellezerit e mi te dashur! Mos te fajesojme njeri-tjetrin kos s koti, por te kerkojme falje tek Allahu. Ndoshta Ai me meshiren e tij na fal dhe na meshiron!
Ata e kuptuan me ne fund gabimin. Kuptuan gjithashtu se pronari i vertet i pasurise eshte Allahu xh.sh dhe se pasuria duhet perdorur ashtu sic deshiron Ai.
Harxhimi i pasurise sipas urdherave te Allahut e shton dhe e begaton ate. Nepermjet saj fitohet edhe xhenneti. Duke kerkuar falje nga Zoti, thane:
Sa turp per ne! Ne paskemi bere nje gabim te madh! Gjithçka erdhi vetem nga te metat tona! Kurse Zoti eshte larg te metave e gabimeve! Atehere t’i drejtohemi Allahut plot shprese. Edhe ne qofte se Allahu na e merr token per shkak te gabimeve tona, Ai na dhuron nje me te mire se ko, nese i drejtohemi me lutje vetem Atij. Ne kerkojme me kembengulje meshiren e Tij dhe vetem Atij i drejtohemi.
Shenim: Ajetet Kur’anor qe lidhen me kete jane : Kalem, ajetet 17-33)
Myftinia Puke