JETA,KONTRIBUTI I IMAM QAZIM NUSHI
(XHAMIA E FSHATIT QERRET, PUKE)
Emri: Qazim
Mbiemri: Nushi
Datelindja: 05.03.1892
Arsimi: Teologji (Per imam, Klerik islam)
Data e vdekjes: 28 dhjetor 1976
Imam Qazim Nushi ka lindur me 5 mars 1892 ne Gjakove te Kosoves. Ne vitin 1945 Imam Qazim Nushi u strehua ne Puke pikerisht tek shtepia e imamit te njohur pukjan Sahit Hoxha per njefar kohe.
Imam Qazim Nushi ishte i martuar me Shyreten. Nga kjo martese ata linden: Sadijen, Fahrijen dhe Sabrijen.
Kur ariti per here te pare ne Puke ai u ndihmua nga Sami Beqa. Samiu eshte Gjakovar dhe I vendosur ne Puke ne kohen e Zogut.
Per nje fare kohe imam Qazim Nushi u strehua ne fshatin Meçe tek lagjia e Kroveve ne shtepin e Jah Metes si dhe lagjen Klos tek shtepia e Hasan Neziri.
Gjate qendrimit te tij ne fshatin Meçe ai filloj punen e klerikut duke shperndare kulturen islame si dhe lexim e shkrim.
Per pak kohe sidomos ne muajin e shejte te Ramazanit ai dha kontribut duke sherbyer si imam ne xhamin e Kabashit. Ai arriti te mesonte disa djem te ri te cilet u aftesuan per te sherbyer si Myezin.
Edhe pse situate u qetesua ne Kosoves, imam Qazim Nushi preferoj te qendrone te Puke. Pasi ketij vendimi imam Qazim Nushi vendosi te qendroj ne fshatin Qerret. Ne fshatin Qerret vendosi te kalonte jeten sebashku me familjen e tij.
Ne ate kohe ne Mejtepin (Shkolle islame ku mesohet lutjet islame, shkrim e lexim shqip) e xhamise se fshatit Qerret. Sipas te dhenave ne kohen kur imam Qazim Nushi jepte mesim ne Mejtepin e Qerretit ka pasur mbi 30 nxenes.
Sipas arkivit te Myftinise se rrethit te Pukes kemi se: “Imam Qazim Nushi ka dhene mesim per mbi 20 vjet ne lenden e Kur’anit, ilmihalit, shkrim dhe lexim ne gjuhen shqipe.” Nga ketu del qarte se Mejtepi i Qerret ka qene vendi i pare ku eshte mesuar gjuha shqipe me shkrim dhe lexim, ndersa imam Qazim Nushi ka qene mesues i spikatur i Myftinise se rrethit Puke si dhe hoxhe i nderuar.
Deri ne vitin 1940 imam Qazim Nushi ka sherbyer si imam dhe mesues ne Mejtepin e fshatit Qerret duke kaluar keshtu neper duart e tij dhjetra nxenes. Per me shume se 33 vjet imam Qazim Nushi ka kryer edhe rolin e Hoxhes ne xhamin e fshatit Qerret.
Edhe sot banoret e fshatit Qerret ruajne respect dhe kujtime te veçanta per imam Qazim Nushi.
Ai mbahet mend si njeri i urte, i dashur dhe shume puntore.
Me 28 dhjetor 1976 ne moshen 84 vjeçare droi jete imam Qazim Nushi.
Referencat e ketij shkrimi:
1.Puka, Kabashi qe ne Lashtesi 2. Me autor Xhemal Meçi
2.Shenimet e Gezim Kopani viti 2006.
3.Arkivi i Myftinise Puke, Elez Tafilaku nxenes i Mejtepit te Xhamise se fshatit Qerret.
Pergatiti
Antari i Keshillit te Myftinise se rrethit Puke
Afrim Laçi
Puke me; 10.10.2014