Konsituohet Këshilli i Ri i Myftinisë Pukë

Në zbatim të statutit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë , Myftinia e rrethit Pukë sot më 8 gusht 2015 bëri konsituimin e Këshillit të Myftinisë së rrethit të Pukës.

Nga mbledhja e Keshillit te Myftinise Puke 8.8.2015
Nga mbledhja e Keshillit te Myftinise Puke
8.8.2015

Mbledhja u hap me recitimin e disa verseteve të Kur’anit kënduar nga Myezini i Xhamisë Iballe Durim Aga. Pas korumit të domosdoshëm për zhvillimin e mbledhjes Myftiu Gezim Kopani deklaroi të hapur mbledhjen e Këshillit të Myftinisë së rrethit Pukë me këtë rend dite:

1.Konsituimi i Antarëve të Ri të Këshillit të Myftinisë së rrethit Pukë.

2.Zgjedhja e Antarit të Ri të Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

3.Të ndryshme.

Gjatë mbledhjes u bë betimi dhe konsituimi i Antarëve të Ri të Këshillit të Myftinisë së rrethit Pukë i cili ka mandat 4 vjeçar. Pas ngritjes së komisionit për zgjedhjen e Antarit të Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për rrethin e Pukës u bën dy propozime që ishin: Arbër Maliq Hoxha si dhe Basri Zeqir Selimaj. Pas votimit të bërë vota më së shumti mori antari Arbër Hoxha. Arbër Hoxha vjen prej familjes  “Hoxha” Zezaj Pukë. Ai ka përfunduar Medresen në Turqi si dhe Fakultetitn për gazetari dhe aktualisht punon si Menaxher.Ky është mandati i dytë që Arbër Hoxha merr si Antar i KP të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe ka afat 4 vjet.

Nga mbledhja e Keshillit te Myftinise Puke
Nga mbledhja e Keshillit te Myftinise Puke

E veçanta e kësaj mbledhje ishte edhe fjala që mbajti Myftiu i Pukës Gëzim Kopani i cili këtë vit bën 10 vite shërbim si Myfti i rrethit të Pukës. Më pas Këshilli i Myftinisë Pukë diskutoi dhe miratoi Projektet “Afat shkutër” , “Afat mesme” dhe “Afat gjatë“. Si përparsi u vlersua rindërtimi i xhamisë së vjetër Koder Hani, i një Qendre Kulturore Islame në ambjentet e xhamisë së qytetit të Pukës , Emrimi i një Myezini dhe Kujdestari në Xhaminë e fshatit Qerret, rritja e aktiviteteve islame me qëllim thithjen e të rive në rrugen e islamit etj.

Zgjedhjet për antarë të Këshillave të Xhamiave si dhe të Këshillit të Myftinisë u zhvilluan gjatë muajit qershor dhe korrik 2015. Zgjedhjet u mbajten në: Pukë (që mbulon edhe Lajthizen dhe Dedaj), Qerret, Rrape (që mbulon edhe Kabashin), Fushë-arrez (që mbulon edhe fshatin Micoj), Kryezi, Iballe si dhe Xathë ( që mbulon edhe fshatrat Flet,Sakat dhe Trun)

Lista e Antarëve të Ri të Këshillit të Myftinisë së rrethit Pukë (2015 – 2019)

1.Gëzim Kopani (Myfti, Antar i Këshillit të KP në KMSH)

2.Arbër Hoxha (Antar si dhe Antar i Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë)

3.Xhemal Meçi (Antar)

4.Halit Ringaj (Antar)

5.Basri Selimaj (Antar)

Antaret e Keshillit te Myftinise Puke 2015-2019
Antaret e Keshillit te Myftinise Puke 2015-2019

6.Besnik Lluka (Antar)

7.Afrim Laçi (Antar, Sekretar dhe Protokollues i mbledhjeve të Këshillit të Myftinisë Pukë)

8.Hasan Laçi (Antar)

9.Bekim Sokoli (Antar, Imam i Xhamisë së re të qytetit të Pukës)

10.Mustaf Arifaj (Antar)

11.Murat Qoba (Antar)

12.Beslim Shkaju (Antar)

13.Ali Latifaj (Antar)

14.Ylli Hadroj (Antar)

15.Durim Aga (Antar, Myezin dhe Kujdestar i Xhamisë së fshatit Iballe).

 

Shenim: Për më shumë informacione në lidhje me Këshillin e Myftinisë së rrethit Pukë ndër vite mund ta gjeni tek seksioni: *Institucioni / Këshilli i Myftinisë* ose duke klikuar këtu: http://myftiniapuke.org/?page_id=353

Leave a Reply