Keshilli i Myftinisë

DETYRAT E KËSHILLIT TË MYFTINISË

(Sipas neneve te statutit te KMSh-se ndryshuar me 25.03.2010)

Neni 72

Zgjedhjet per keshillat e myftinive behet nje here ne kater vjet.

Neni 75

Mbledhja per zgjedhjen e anetareve te keshillit te myftinise behet ne zyren e myftinise perkatese. Mbledhja drejtohet nga myftiu perkates. Votimi per zgjedhjen e anetareve te keshillit te myftinise behet i hapur. Per numerimin e votave zgjedhjet komisioni zgjedhor i perbere nga tre veta.

Neni 76

Keshilli i myftinise zgjidhet nga mbledhja e perfaqesuesve te keshillave te xhamiave te qytetit dhe perfaqesuesve te xhamiave te zonave te fshatrave ne juridiksionin e myftinise perkatese.

Neni 79 

Keshilli i myftinise drejtohet nga Myftiu. Keshilli i myftinise ne mbledhjen e tij te pare zgjedh sekretarin e keshillit te myftinise me votim te hapur. Sekretari mban protokollin e mbledhjeve, perpilon, redakton dhe zbardh vendimet e keshillit te myftinise. Te gjitha vendimet e keshillit te myftinise firmosen dhe vulosen nga Myftiu.

Neni 80

Keshilli i myftinise mblidhet nje here ne tre muaj dhe ne rast te veçanta e te domosdoshme mund te mblidhet edhe me shpesh.  Keshilli ne mbledhje te zakonshme dhe te jashtzakonshme mblidhet nga myftiu ose me kerkesen e dy te tretave te te gjithe anetareve te keshillit te myftinise. Mbledhja e keshillit zhvillohet ku marrin pjese mbi dy te tretat e te gjithe anetareve te keshillit te myftinise.

Neni 81

Keshilli i myftinise eshte organ konsultativ i myftiut. Ai ndihmon myftiun per organizimin e aktiviteteve fetare ne xhami dhe ne te gjithe territorin qe eshte ne juridiksion te myftinise. Si organ konsultativ analizon dhe miraton projekt buxhetin vjetor te myftinise. Ne raste te veçanta dhe te domosdoshme i propozon Kryesise se KMSh-se per tjetersimin dhe venion ne efiçence te pronave qe administrohen nga myftinia.

ANETARI I KESHILLIT TE PERGJITSHEM

Neni 14

Keshilli i Pergjithshem eshte organi me i larte i Komunitetit Musliman te Shqiperise. Keshilli i Pergjithshem zgjidhet per 4 (kater) vjet.

Neni 15

Keshilli i Pergjithshem perbehet nga;Kryetari i KMSH-se, Zv/Kryetari, Kancelari i Pergjithshem, Anetaret e Kryesise se KMSH-se, Myftite e Zonave, Myftite e Rretheve dhe N/Myftite dhe nga dy anetare te zgjedhur per cdo Myftini Zone pervec Myftinise se Tiranse qe zgjedh 6 anetare dhe nga nje antare te zgjedhur ne cdo Myftinini rrethi e N/Myftini. Antaret e zgjedhur ne Myftinit e Zonave, Rretheve dhe N/Myftini nuk duhet te jene te punesuar ne organiken e KMSH-se. Anetari i Keshillit te Pergjithshem duhet te jete banore i Republikes se Shqiperise dhe te kene shtetesine shqiptare te pakten pre dy brezash dhe te mos jene me shtetesi te dyfishte. Mandati i Anetarit te Keshillit te Pergjithshem vazhdon per 4 (kater) vjet. Myftite me eksperience dhe me kontribut te shquar si teologe ne shkalle vendi,zone ose rrethi edhe pas daljes ne pension do te jene anetare te perhershem te Keshillit te pergjithshem.