Komuniteti Mysliman i Shqipërisë zhvilloi takim me myftijtë e vendit në kuadër të 100-vjetorit të themelimit

Tirane , 09 mars 2023

Në kuadër të 100-vjetorit të themelimit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, në ambientet e “Tirana International Hotel” u zhvillua sot aktiviteti i radhës me titull “100-vjet KMSH”, ku ishin të pranishëm myftijtë e çdo qyteti, anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm, imamë dhe kryesia e institucionit.Ky takim u çel me leximin e disa ajeteve të Kuranit Famëlartë nga Drejtori i Arsimit e njëkohësisht imami i xhamisë “Et’hem Beu”, z. Elton Karaj, më tej programi vijoi nën moderimin e Nënkryetarit të KMSH-së, z. Taulant Bica.Pasi bëri një rezyme të shkurtër rreth historikut të themelimit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe i njohu të pranishmit me programin e aktivitetit, z. Bica, ia kaloi fjalën për përshëndetjen e rastit Kryetarit, H. Bujar Spahiu.Në fjalën e tij, ai u ndal në sfidat kryesore që ka kaluar institucioni në këto 100 vite për të cekuar më pas edhe kontributin e gjithësecilit në mbarëvajtjen e aktivitetit fetar, kulturor e social në çdo myftini të vendit.“Besimtarët myslimanë shqiptar kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në përçimin e mesazhit të bukur të islamit ndër vite dhe kanë qenë aktorë me rol të veçantë në çështjen kombëtare. Këtë kontribut e keni pasuar me shumë seriozitet edhe ju të nderuar myftij. Andaj, gjej rastin t’ju falenderoj përzëmërsisht për punën tuaj të palodhshme në vazhdimësinë e misionit dhe vizionit të këtij institucioni” – u shpreh Kryetari Spahiu gjatë fjalës së tij.Pas fjalës së kryetarit, të pranishmit ndoqën dokumentarin historik të përgatitur me rastin e këtij viti jubile.Aktiviteti vijoi më tej në formën e diskutimeve të lira mes të pranishmëve.Në fund të aktivitetit u realizua edhe fotografia zyrtare e rastit.
Marr nga: https://www.kmsh.al/takim-me-myftijte-e-vendit-ne-kuader-te-100-vjetorit-te-themelimit-te-kmsh-se/

Leave a Reply