KMSH shtron iftarin e parë të Ramazanit 2013

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka shtruar mbrëmjen e sotme (9 Korrik 2012) iftarin e parë të Ramazanit, ku morën pjesë kryeparlamentarja Jozefina Topalli, kryetari i Partise Socialiste Edi Rama së bashku me bashkëshorten, kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, krerët e komuniteteve fetare në vend, ministrat Aldo Bumçi, Halim Kosova e Arben Imami, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, diplomatë e ambasadorë të akredituar në Tiranë, deputetë e përfaqësues të të tjerë të spektrit politik, drejtues të shoqatave të ndryshme dhe figura të jetës fetare e intelektuale të vendit tonë.

Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça pasi ka uruar të pranishmit për këtë muaj të bekuar është shprehur se kjo është filozofia e iftarit, të hamë, të falim dhe ta mëshirojmë njëri-tjetrin, duke e përjetuar si duhet këtë mirësi të madhe të Zotit të Lartë. “Allahu i Gjithëmëshirshëm e begatoftë popullin, vendin dhe kombin tonë. Paçi mirësi e begati dhe Zoti jua pranoftë agjërimin dhe adhurimet e tjera”, u shpreh z. Muça në mesazhin përshëndetës në iftarin tradicional të ditës së parë të Ramazanit.

Komuniteti Mysliman e ka kthyer në traditë shtrimin e iftarit të parë të Ramazanit. Nëpërmjet kësaj ceremonie, institucioni bashkon krerët e shtetit dhe figura të rëndësishme të jetës publike, të cilët vijnë për të nderuar e respektuar sakrificën e myslimanëve në këtë muaj të rëndësishëm të kalendarit islam.

9 Korrik 2012

Leave a Reply