Këshilli i teologëve të Komunitetit Mysliman, mori pjesë në simpoziumin ndërkombëtar “Pasuritë e Fesë Islame, Ixhtihadi dhe Kijasi” të zhvilluar në Stamboll , me pjesëmarrjen e dijetarëve dhe studiuesve islamë më në zë të rreth 100 vendeve të botës.
Në simpozium u diskutua mbi nevojën e mbajtjes gjallë të ixhtihadit i cili kuptohet si përpjekje e thelluar për të nxjerrë dispozita prej Kur’anit, Sunnetit dhe Ixhmasë për të cilat nuk gjendet tekst i qartë në to. Ndërkohë që kijasi është analogjia, bazuar në bazat e së drejtës sipas fesë Islame. Prof Dr. Abdunnasır Ebul Basal theksoi se: “Ixhtihadi është tregues i jetës dhe intelektit të myslimanëve dhe është një domosdoshmëri Islami të ekzistojë në realitet.”
Delegacioni shqiptar pati mundësinë që gjatë ditëve të simpoziumit të njihej e diskutonte me delegacione të vendeve të ndryshme, me të cilët shkëmbyen eksperienca respektive.
Ndër të tjera ky aktivitet, i organizuar nga revista Hira, dëshmoi se bashkëpunimi i dijetarëve dhe studiuesve islamë nga e gjithë bota, është një domosdoshmëri për një të ardhme më të mirë, më të kuptimtë dhe më të lumtur për myslimanët dhe madje për mbarë njerëzimin.
Simpoziumi u organziua më 10, 11 Maj 2014.
/Drita Islame/