Islami ndalon pergojimin

Nje nder ndalesat me te rendesishme te fese islame eshte pergojimi apo thashethemet. Pergojimi eshte ai ves i cili ka per qellim uljen e tjetrit pas nje fare te drejte duke e pergojuar per gjera te cilat personi tjeter nuk i ka qef. Pergojimi cenon vlerat, nderin e tjetrit. Mbi kete baze islami e ndalon pergojimin si nje veper e ulet dhe dashakeqe e cila dergon deri ne konflik.
Ne lidhje me pergojimin Allahu xh.sh. thote ne Kur’an:
O ju qe keni besuar! Largohuni prej dyshimeve, meqe disa dyshime jane gjynah, dhe mos hulumtoni per zbulimin e te metave te njeri-tjetrit, dhe mos pergojoni njeri-tjetrin, a mos ndonjeri nga ju deshiron te haje mishin e vellait te vete te vdekur? Ate pra nuk e doni, e urreni. Kini frike nga ndeshkimi i Allahut. Allahu eshte meshirues. Ai pranon shume pendimet.” (El Huxhurat; 12)

Ne nje hadith profeti Muhammed a.s. ka thene: “Vertet njeriu me nje fjale qe thote mund te rreshqar drejt zjarit. Aq bie ne zjarr sa eshte distanca nga lindja ne perendim.” (Mutefekun alejhi)

Myslimani duhet te matet shume kur e thote nje fjale, ajo te jet fjale e mir dhe te mos jete nga fjalet qe cenon tjetrin. Per aq kohe qe njerezit flasin fjale te mira, dhe respektojne njeri-tjetrin do mbi zoteroj respekti dhe dashuria per njeri-tjetrin.

Mbi fjalen e mir dhe fjalen e keqe Profeti Muhammed a.s. thote: “Vertet me nje fjale te mire qe njeriu nuk i kushton rendesi fiton kenaqesin e Allahut xh.sh, e me nje fjale te keqe fiton pakenaqesin e Allahut xh.sh.” (Buhari)

Ne nje hadith tjeter Profeti Muhammed a.s. ka thene: “Vertet ka fjale te mira qe e njeriu nuk i kushton rendesi (vemendje) por se me ate fjale te mire ai fiton kenaqesin e Allahut, e per kete kenaqesia e Allahut do te vijoje deri diten e kijametit. Sikurse ka fjale te keqia me te cilat fiton pzemerimin e Allahut, zemerim i cili do te vijoje deri diten e takimit me Allahun xh.sh.” (Maliku, Tirmidhi)

Nje person shkn tek Muhammedi as. dhe i kerkon ti tregoje ndonje fjale te cilen ta thote vazhdimisht. Muhammedi a.s. i tha: “Thuaj krijuesi im eshte Allahu xh.sh!” Personi e pyeti dhe nje here: “O i derguari i Allahut ngase duhet te ruhem? Muhammedi a.s. i thote: “Nga kjo (dhe tregoj gjuhen)” (Tirmidhiu)

Ne nje rast tjeter nje person shkon tek Muhammedia s. i cili e pyet: Kush eshte shpetimi? Muhammedi a.s. i thote: “Te zoterosh gjuhen tende. Qendro ne shtepin tende dhe mendo per gjynahet e tua.” (Tirmidhi)

Nje rast Muhammedi a.s. pyet shoket: Cfare eshte pergojimi? Ata thane: Allahu dhe i derguari i tij e din! Muhammedi a.s. tha: “Permendja e tjetrit me fjale qe ai i urren apo nuk i ka qef. Dikush tha: Po nese jane te verteta? Muhammedi a.s. tha: Nese fjalet qe thua jane te verteta atehere ke pergojuar, nese fjalet qe thua nuk jane te verteta atehere ke shpifur.” (Muslim)

Gjate udhetimit te Miraxhit Profeti Muhammed a.s. tregon se: “Shikova nje popull te cilet kishin thonje prej bakri me te cilet grithnin fytyrat dhe trupin e tyre. Pyeta xhebrailin se kush jane keto? Ai me tha: “Jane ato njerez qe pergojonin dhe me pergojimin e tyre preknin nderin e te tjereve me fjale.” (Ebu Davudi)

Si perfundim po me mbyll me nje hadith te Profetit Muhammed a.s. qe thote: “Nuk ka dite kur zgjohet njeriu e gjymtyret e tij te mos i drejtohen gjuhes se tij duke i thene: “Ke frike Allahun sepse ne jemi me ty, nese ti je ne te drejten (flet mir, nuk pergojon) ne jemi me ty, nese je te keqen po ashtu dhe ne jemi me ty.” (Tirmidhi)


Hytbe e mbajtur nga Myftiu i Pukes Gezim Kopani

Marr nga: https://gezimkopani.blogspot.com/2021/08/islami-ndalon-pergojimin.html

Leave a Reply