Imam Osman Hoxha , Hoxhë dhe Atdhedashes.

Vlerat e fese islame jane te shpalosura ne te gjitha dimencionet e shoqerise njerezore. Nepermjet fese islame ne mund te shikojme sesi kjo fe udhezon dhe meson njerezimin qe te jene te mire dhe te arsimuar e Atdhe dashes.

Potret i Osman Hoxhes Imam i fshatit Flet Puke
Potret i Osman Hoxhes
Imam i fshatit Flet Puke
Ai i meson njerezit te duan njeri tjeterin dhe te krijojne familje duke mbrojtur keshtu bazen e familjes. Eshte pikerisht Islami ai qe i meson njerezit te largohen nga veprat e keqia. Dashurin per “Atdheun” feja islame e quan nje nder aktet me te larta te myslimanit.
Keto vlera kaq te medha ne mund ti shikojme edhe tek teologet e hoxhallaret e rrethit te Pukes ku mund te permendim: Musa Et’hem Dizdari(1800-1900), Ismail Aga, Hoxh PukaIsuf Arif Hoxha (1820-1919), Osman Hoxha (1847-1912), Bajram Haziri etj.
Osman Hoxha (1847-1912)
Osman Hoxha eshte me origjine nga Kukesi. Per shtat vite ai vazhdoi studimet ne Medresen e Prizrenit. Pasi perfundoi medresene rreth vitit 1890 Osman Hoxha vazhdoi detyren si Hoxhe (imam) ne fshatin Flet tePukes. (1)
Me devotshmeri ndaj parimeve isame , si dhe drejtesine dhe sinqeritetin e tij, beri qe te fitonte respektin e banoreve te fshatit Flet dhe me gjere. Ai qe i dashur dhe i sjellshem me njerezit. Aty ku punonte imam Osman Hoxha perveç myslimaneve jetonin edhe familje katolike te cilet shkonin shume mire. Osman Hoxha kurre nuk e ndante çeshtjen e fese nga ajo e Atdheut. (2)
Me qenese rrethi i Pukes por edhe fshati Flet ndodheshin ne nje pike kyçe per depertimin e ushtrise serbe, Imam Osman Hoxha por edhe hoxhallar te tjere teMyftinise se rrethit Puke predikonin neper “hytbe” (3) mbi hadithet qe flisnin per brotjen e Atdheut. Ishin predikimet e imam Osman Hoxhes qe shqetesuan pushtuesit por nga ana tjeter populli pukjan e ngriti ne shkallen me te larte duke i thurur kenge dhe poezi.
Nje nder to fillon keshtu:
Kush ja vuni pushken serbit,
Osman Hoxha past rahmet” (4)
Po ashtu kimi edhe kengen popullore, e thurur ne shenje respekti ndaj Osman Hoxhesi cili ngriti gjithe krahinen ne kembe, ne lufte kunder serbeve.(5)
Gjithe krahina ne kambe u çue,
Kane dhane besen me luftue,
nga Vaspasi e deri n’Flet,
Gjithkund pushka po kerrcet.
 
Osman Hoxha me shoket e vet,
Po lufton, po ban gajret,
Asnji priten s’po e leshon
Si uje kroi gjaku shkon
 
Osman Hoxhes s’i  trembet syni, 
N’krah po i rri Bajram Neziri.
Bahet lufte n’kater anet
Pushka e trimit nuk po ndalet.
 
Kur n’balle shokt iu pane gjakun,
Me shum t’vrame ia moren hakun.
Kush dha jeten per vend te tij,
I kendojme per jete lavdi!”
 
Po ashtu kemi edhe vargjet:
 
“Kush e nisi luften me serbe?!
Osman Hoxha, past rahmet!
Osman Hoxha e Bajram Neziri.
 
Qesi djemsh na i ka Fleti!
S’i ka krajli, s’i ka mbreti!
S’i mban toka, s’i mban deti!
 
Gjasht taborre kan mbet prej heri!
Gjasht taborre kan mbet pre ‘i dit!
Dy mij vet kan dal Komit” (6)
Per luften e bere ne Vaspas e Flet kemi keto vargje”
Kush e nisi luften i pari?!
E kan nis dy hoxhallare!
Hoxhallaret e Malit Zi!
 
Sadik Hoxha ish kan dai,
Osman Hoxha ‘i shehitli!
Ka nis luften me serbi!
N’ujt e goskes jan mbyt nji mije!” (7)
Per kontributin e imam Osman Hoxhes  Presidiumi i Kuvendit Popullor i ka dhene titullin “Deshmor i Atdheut” çertifikat e dhene pas vdekjes dhe qe ndodhet e ekspozuar ne pavionin e “Deshmoreve” prane shkolles muze “Migjeni” Puke. (8)
Eshte detyra  e te gjitheve qe akti sublim i teologeve dhe hoxhallareve pukjan dhe jo vetem te mos harron por te kujtohen sepse ata dhan jeten per kete Atdhe, per kete toke. Ne kuader te 5 majit  dites se Deshmoreve, deshirova te sjell nje shkrim ne perkujtimin te aktit heroik te imam Osman Hoxhes, myezinit Bajram Nezirit te Fletit.
Nga: Gezim Kopani
Date; 05 maj 2014
__________
(1) Gazeta Drita Islame Vell, III, nr.07 (50), Prill 1994
(2) Libri, Familja Hoxha Dukagjini – Mali Zi fq.18
(3) Hytbe, vend ne xhami ku predikon imami.
(4) Prof.Dr. Bajram Xhafa, revista “Zani i Nalte” nr.3 (155) fq.37, viti 2013
(5) Kenge qe ruhet ne Fonoteken e Radi Kukesi. Libri “Familja Hoxha Dukagjini-Mali Zi” fq.18
(6) Visaret e Kombit vll. IV. Tirane, 1939 fq. 58-59, mbledh ne Lume e Kukes.
(7) Visaret e Kombit, vll, IV Tirane,1939, fq.58-59, mbledh ne Lume e Kukes.
(8) Gezim Kopani

Leave a Reply