Imam Adem Ademi pershendet 15 vjetorin e Xhamise se re Puke

Jam i priveligjuar që të ju them dy, tri fjalë në ketë eveniment kulturoro-fetar të cilin ju po e zhvilloni dhe po jepni kontribut të madh me rastin e shënimit të pesëmbëdhjetë  vjetorit të hapjes së xhamisë  të qytetit të Pukes.

Adem Ademi
Adem Ademi

Me qytetin e Pukës dhe me qytetarët e saj kemi zhvilluar aktivitete dhe manifestime fetare islame që nga dhjetori i vitit 1991, ku me vendimin dhe  sugjerimin a rahmetlisë, ish kryetari i parë i komunitetit Musliman Shqiptar në demokraci, H.Hafi Sabri Koҫit u vendos të jam  ne detyren e thirrësit islam në qytetin piktoresk të veriut , në Pukë.

Në Pukë ishte themeluar dhe ekzistonte Komuniteti musliman Pukjan (Myftinia Puke)  që e udhëhiqte mulla Haxhi Elez Hoxha një burrë shtatëgjatë, i moshuar me një përvoj të gjatë në detyren e imamit, në bashkëpunim me disa qytetarë  dhe intelektual të devotshëm të  besimit islam nga qyteti i Pukës, bënin përpjekje dhe gjallëronin jetën fetare ne qytetin  e Pukës .

Në Shqipëri dhe në Pukë isha për herë të parë fizikisht në dhjetorin e vitit 1991, ngase rrethanat politike ishin të tilla.

Për rininë kosovare dhe për ҫdo shqiptar nga trojet jugosllave, shqipëria ishte një mollë e ndaluar me vite nga pushteti komunist shqiptar andej kufirit dhe nga sistemi komunist sllav  këtej kufirit . Proceset politike kishin ndarë popullin gjerman me muret e pakapërcyera, kurse trojet shqiptare të coptuara në pesë shtete me një kufi të pakaluar për shqiptarë.

Sipas gjendjes  reale të vitetit 1992 dhe bisedat me qytetar shqiptar, shtetin  shqiptar pos që e kishte kapluar komunizmi , izolimi nga bota, varfëria e tejskajshme në ҫdo cep, pushteti shqiptar kishte futur në agjendë edhe luftën ndaj besimeve tek popullata e vet, agjend që përfshinte mos zbatimin e besimit, mbylljen e objekteve fetare, ndalimin e liteteraturës fetare , përndjekjen dhe burgosjen e prijësve fetar me procese të montuara.

Emërimi im nga Komuniteti Musliman i Shqiperise jo vetëm se ishte një privilegj, por edhe një detyrë e shenjtë e karrierës dhe nje sfidë  shumë e madhe e  radhës.

Mozaikut të infrastrukturës së qytetit të Pukës i jepnin një panoramë të një qyteti piktoreske, banesat kolektive dhe ato individuale, ndërtesat e institucioneve shtetërore lokale, ndërtesat e shëndetësisë, arsimit, kulturës dhe artit, hoteli i qytetit, shpija e pritjes. Lokalet e shitjes nuk ishin të pakta së bashku me lokalet tjera zejtare.

Këtij mozaiku të qyetetit te Pukës i mungonte një zhvillim më i madh ekonomik  dhe turistik e në veçanti objekti i kultit dhe tubimt të besimitarëve muslimanë, Xhamia .

Edhe pas atyre pak viteve të demokracisë, qytetarët e Pukës nuk kishin shijuar ende gzimin për ndërtimin e objektit fetar për realizimin e riteve fetare. Një objekt shumë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për besimtarët musliman pukjan, të cilët kishin përjetuar tmerrin e pushtetit komunist dhe shkatrrimin e objekteve fetarë.

Në munges të objekti fetar besimtarët musliman i realizonin ritet fetare herë në një godinë e herë në një godinë tjetër. Përpos mungesës të xhamis, jetën fetare dhe aktivitetin fetar e vështirësonin edhe kushtet atmosferike, sezoni i dimrit shumë i ftohtë dhe i gjatë që e karakterizonin klimen e qytetit të Pukës .

Kërkesat dhe nevoja pë një objekt kulti të besimit islam ndjehej tek ҫdo qytarë, në ҫdo takim dhe ndejë. Kushtet materiale  dhe ekonomike e bënin  të pamundur dëshirën e qytetarëve pukjan të realizohej dhe ndërtohej një objekt i tillë nga mjetet vetiake dhe vullnetare të besimtarëve dhe qytetarëve pukjan.

Kërkesat ishin shtruar dhe shtroheshin gojarisht në Tiranë tek zyrtraët e komunitetit musliman nga  besimtarët Pukjanë herë pas here. Kësaj iniciative shumë madhore dhe shumë të nevojshme për besimtarët musliman, ju bashkangjita edhe unë duke komunikuar drejtëpërdrejtë me perfaqësuesit e shoqatave që vepronin në Shqipëri nga shumë vende arabe.

Si grupim i kumunitetit islamik pukjan një rast kemi shkuar se bashku edhe me një grup besmitarëve Pukjan të cilëve ju printe Prof.Xhemajl Meҫi, kurse mjetin e udhëtimit e aranzhoi një përfaqësues i një firme private ndërtuese nga Puka. Në Takimin  zyrtar na ka pritur drejtori gjeneral i shoqatës ,,IIRO” nga Xheda e Arabis Saudite me seli në Tiranë.

Pas prezentimit të nevojës që kishte qyteti I Pukës për objektin fetar të xhamis dhe kushtet në të cilat zhvillonim aktivitet fetare, Z Abdullah Gamb, drejtor i shoqatës premtoj se shumë shpejt do të kontaktojmë me zyrën qendrore në Xhidde dhe do gjejmë donator për ndërtimin e xhamisë së Pukës.

Edhe pas shum takimesh e bisedash xhamia e Pukës, ka qenë e planifikuar dhe konstruktuar në maket në zyrën  e shoqatës “IIROS”, ajo nuk e pati fatin e saj të ndërtohet për një kohë. Si thirrës islam kam qenë shumë i preokupuar për realizimin e ndërtimit të xhamisë, por nuk kishte qenë fati sa isha në misionin e  thirrësit islam ne qytetin e pukës.

Gjatë periudhës 1998 – 1999 kur ishte lufta në mes Kosovës dhe serbis, ku mijëra refugjat ishin debuar dhunshëm nga trojet e tyre shekullore dhe ishin vendosur me shumicë në Kukës dhe qytete të tjera të veriut dhe deri në Sarandë. Unë isha në misioni humanitar ndaj bashkëvendasëve të mijë refugjatë. Edhe pse edhe unë isha refugjat në shqipëri. Kurse familja gjindej diku brenda Kosovës. Në rrugtim me ndihmat humanitare, një kamion frigorifer me 8000 mijë bukë për refugjatët Kosovar. Nga Tirana për në Kukës kam pas fatin të kaloj nëpër qytetin e Pukës.

Në ato rrethana, të ankthit kur nuk kishim as një informacion për familjarët dhe të afërmit e tjer, kur edhe burrat  kosovar qanin si fëmijët, të larguar nga trojet e tyre shekullore, kur kishin nevoj për doren vllazërore më  shum se kurrë.

Në ato dit të marsit 1999 kur kaloja qytetit të Pukës, i mërzitur, i lodhur, pa shpresa për familjarët, pamjet e xhamis së pukës më shkëputen për momentin nga ndjenjat e luftës.

U emocionava pa mas, u gzova, bëra dua që ta gzojn besimtarët e qytetit të Pukës brez pas brezi duke i dhanë atmosfer dhe ndjenjë të fuqishme të një xhamie aktive.

E gzofshi ju dhe shumë xhenerata të tjera!

Nga Kosova

Me rrespekt Mr Adem Ademi

 

Shenim:

Ky shenim eshte derguar Myftinise Puke nga Adem Ademi me rastin e seminarit dt.26.01.2014 me rastin e 15 vjetorit te hapjese se Xhamise se Re Puke.

 

 

 

Leave a Reply