Fqinji ne xhenet (tregim)

[]Per femije

ilustrim
ilustrim

Nje here nje padishah kishte dale per te shetitur ne qytet. Kishte ndryshuar rrobat per te mos u njohur dhe me vete kishte marre nje sherbetor. Ai deshironte te mesonte se cfare mendonin njerezit per te e per udheheqjen  e tij.

Ishte dimer. Gjithcka kishte ngrire nga i ftohti. Rruga i ra prane nje xhamie. Dy te varfer, duke u dridhur, po qendronin ulur ne nje qoshe. Ata nuk kishin vend tjeer ku te shkonin. Padishahu, i cili ishte kureshtar te dinte se per cfare do te flisnin per te, iu afrua me kujdes.

Njeri prej te varferve, i cili ishte dhe gazmor, po ankohej nga i ftohti:

-Neser, kur te shkojme ne xhenet, nuk do te pranojme qe te futet edhe padishahu yne aty! Nese e shikoj se i afrohet murit te xhenetit, do te heq kepucen dhe do ta qelloj!

Tjetri pyeti me kureshtje;

-Per kete arsye nuk paske per ta futur ne xhenet?

Ai iu pergjigj:

-Sigurisht! nepo ngrijme ketu nga te ftohtit, ndersa ai ben qejt ne saraj dhe as qe do t’ja dije se cfare po ndodh sonte ne. E pastaj, ai te behet fqinji im ne xhenet?! Une nuk e dua fqinj  te tille shok!

Me pas te dy qeshen bashke.

Padishahu i tha sherbetorit te tij:

-Mos i harro kete xhami dhe keta njerez!

Kur u kthyen ne saraj, i dergoi sherbetoret te xhamia. Ata i moren dy te varferit dhe i sollen ne saraj. I çuan ne nje dhome te ngrohte dhe te rregulluar hijshem. Pastaj u thane:

-Ketu do te hani, do te pini, do te flini dhe do te luteni per padishahun tone. Besoj se , ju nuk do te kundershtoni qe ai te jete fqinji juaj ne xhenet. Nuk e shikoni sa zemermire eshte padishahu yne?!

Pejgamberi yne a.s. i ka lavderuar kete hadithe ata qe ndihmojne te varferit duke thene:

“Allahu do ta shpetoje nga hallet e ahiretit ate qe ndihmon nje besimtare te zgjidhe hallet e kesaj bote”(Es Sujuti)

Nga libri: 40 Hadithe me tregime per femije nga prof. dr.M Jashar Kandemir.

Leave a Reply