Fjala e Myftiut Gezim Kopani me rastin e promovimit të librit kushtuar xhamisë së Kodër Hanit

Ashtu siç e kan përmendur historian por dhe kujtesa e besimtarëve mysliman dhe jo vetem, xhamia e Kodër Hanit,Pukë është ndër xhamit më të vjetra të Myftinisë Pukë. Këto të dhena tregojnë se xhamia e Kodër Hanit është e vjetër mbi 400 vjet, duke e lidhur vjetërsin e saj me Rrugen e Madhe e njohur si Rruga e Karvanave apo Rruga e Gjakovës  të cilen e përdornin udhëtaret mysliman si dhe duke lidhur vjetërsin e xhamisë me Manin e zi të cilin e ka mjell hoxha i parë. Pavarsisht tentativave për demtimin e tij ky man i radh vazhdon të eksistoj dhe sot.

Për këtë xhami historianët thone se është e vjeter mbi 350 vjeçare. Duket qartë që të gjithë bien dakort se xhamia e Kodër Hanit është shume e vjeter , mu ashtu siç është xhamia e fshatit Kabash,Pukë, e fshatit Qerret, Kryezi apo xhamia e vjetër e Dukagjinit në Malzi.
Xhamia Koder Hanit-Pukë ndodhet në një kodrin mjaft të favorshme nga e cila mundëson shikimin e saj nga çdo an e vendit, gjë e cila krijon mundësin e zhvillimit të saj si atraksion jo vetem për besimtarët mysliman por edhe për udhëtar dhe turistat. Kjo bëhet edhe më atraktive ku u përmendetln faktet se si kronikan të ndryshëm kanë shkruar për këtë vend duke filluar nga viti 1637, viti 1662 nga Evlija Çelebi, Prof. Selami Pulaha etj dhe se fundemi Prof. Xhemal Meçi dhe Prof. Bajram Xhafa për dy të fundit në emrin tim përsonal por dhe të Myftinisë Pukë u shpreh falenderimet më të veçanta.

Pa u zgjatur shumë dëshiroj të përmend shkurtimisht rolin e xhamis së Koder Hanit , e cila në fillimet e saj (dikur rreth vitit 1523) ishte Mesxhid i ndërtuar për udhëtaret, por shumë shpejt ajo u bë xhami e mirëfilltë duke marr zë në gjithë vendin, kjo vetem për shkak të institucioneve shtetërore të Perandorisë Osmane e cila pasi ndërtoj xhamin, ndërtoj pranë xhamis godinën e Kajmekamit, Imaratin, Myftinine etj, por edhe për shkkak të Mejtepit të kësaj xhamie , i cili krahas mejtepit të xhamisë së Kabashit, Qerretit, Kryeziut, Malziut etj arriti të përgatisë dhe të nxjerr hoxhallarë, muezina, drejtues institucionesh e drejtues kuvendi, ku mund të përmend Ali Agen e parë prej Zotnive te Pukes, Ismail Isuf (Dede) Laçin e parë i cili për 12 viti ka shërbyer si kajmekam në Kaçanik të Kosoves, të Myftiut të parë pukjanë Musa Et’hem Dizdari (1800-1900), të Myftiut të dyte po pukjan Zenel Hoxhe Mehaj (1853-1945) i cili në vitin 2005 Bashkia Puke e shpall pas vdekjes “Qytetar Nderi“, të imamit Asllan Hoxhën i cili regjistroj në këtë mejtep dy djemt e tij Haxhi Elez Hoxha (1910-2002) po ashtu Myfti i Pukes dhe vite më parë shpallur nga Bashkia Pukë “Qytetar Nderi” pas vdekjes, dhe të djali i dytë po ashtu Myfti Ibrahim Hoxha (1922-1912), dhe në pergatitjen e muezinave si: Ali Aga i parë, Bac AgaMan RahmaniSelim Baftia dhe Adem Haxhia.

Para se ta mbyll falenderoj Allahun xh.sh. që na mundësoj gjetjen e donatorit për rindertimin e xhamisë së Kodër Hanit Pukë. Po ashtu më këtë rast  dfalenderoj popullin Kuvatjan si dhe Ambasaden e Shtetit të Kuvajtit në Tiranë duke filluar me Ambasadorin e saj Fajez Mishari Al Jasim dhe të Atasheut pranë kësaj ambasade Jasin Al Bader të cilët me datë 2 gusht 2019 pata nderin ti prisja për vizitë në Myftinin e Pukës dhe vendin ku do rindërtohej xhamia e Kodër Hanit-Pukë, po ashtu falenderoj Komunitetin Mysliman të Shqipërisë për mbeshtetjen e dhënë si dhe Korab Kaja drejtor i fondacionit Miresia-Tiranë, si dhe Kadri Morinën President i Eurosig, të axhës tim Xhevdet Kopanit dhe të mikut tim Xhemal Bexhetin nga Tetova. Falë punës së stafit të Myftinisë Pukë gjërat ecen, derisa me datë 16 tetor 2019 u zhvillua ceremonia e nisjes së punimeve për rindërtimin e xhamisë së vjetër të Kodër Hanit-Pukë. Në këtë ceremoni nderoj me pjesmarrjen e tij Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë H.Bujar Spahiu si dhe shumë besimtar dhe përsonalitete. Projektuesi i xhamisë është munduar që xhamia ti përshtatet asaj të vjetrës siç është çatia, mihrabi etj. Me lejen e Allahut xh.sh. inshaAllah vitin tjetër pra në vitin 2022 do zhvillohet ceremonia e inagurimit dhe hapjes së xhamisë së Koder Hanit-Pukë.

Faleminderit për vemendjen dhe dëgjimin tuaj!


Gëzim KOPANI
(Myfti i Pukës)


Fjale pershendetese e mbajtur me rastin e promovimit te librit “Xhamia Historike e Myftinise Puke”, Xhamia Koder Hanit, te autorit Prof. Xhemal Meçi , zhvilluar ne qytetin e Pukes me date 27 nentor 2021

Burimi: https://gezimkopani.blogspot.com/2021/12/fjale-ime-me-rastin-e-promovimit-te_2.html

Leave a Reply