Firma “Beralb” shtron iftar per agjeruesit Pukjan


Firma e “Beralb” ne bashkepunim me Myftinine e rrethit Puke ka shtruar disa iftare per agjeruesit e Ramazanit ne rrethin e Pukes. Ne iftaret e organizuar kan qene te pranishem Myftiu i Pukes Gezim Kopani, perfaqsues te firmes Beralb” Hysein Cetinkaya, Kryetari i Komunes Qaf Mali Hil Kola.
Ne iftaret e shtruar nga kjo firme kan marr pjese, xhemati i xhamise Puke, agjerues te Ramazanit, intelektual si dhe familje te varfra.
Ne fjalen e tij Myftiu imam Gezim Kopani tha: “Ne keto momente kaq te vecanta gjej rastin te falenderoj firmen “Beralb” dhe ne menyre te vencate drejtorin e pergjithshem Hysein Cetinkaya qe beri te mundur shtrimin e disa iftareve ne rrethin e Pukes. Kjo firme edhe me pare i eshte gjetur prane Myftinise Puke duke u bashkuar gezimeve dhe angazhimeve te institucionit tone.”

Beralb sh.a
Beralb sh.a

Ne fjalen e tij drejtori i pergjithshem i firmes “Beralb” Hysein Cetinkaya nder te tjera tha: “Eshte nder per ne qe na jepet mundesi shtrimi i iftareve te tille per besimtaret mysliman dhe ne menyre te vecnate per agjeruesit e Ramazanit.Uroj qe Allahu tju kete pranuar agjerimin e Ramazanit dhe lutjet tuaja. Inshalla edhe ne te ardhmen do jemi sebashku ne organizime te tilla.”
Nderkoh ne tjeter iftar te organizuar nga  firma “Beralb” perfaqsuesi i saj “Beralb” Mustafa Kanli tha: “Fillimisht ju falenderojme per pranimin e fteses, dhe ju urojme qe Allahu tju kete pranuar agjerimin e Ramazanit. Duke qenese ky eshte iftari i fundit qe ne si firme shtrojme, gjej rastin tju uroj gezuar festen e Fiter Bajramit!”

Ne fjalen e tij Kryetari i Komunes Qaf Mali Hil Kola tha: “Duke ju falenderuar per ftesen kam nje urim te vecante per te gjithe agjeruesit e Ramazanit te cilet kan sakrifikuar ne kete muaj  te madh. Ju uroj gjithashtu gezuar festen e Fiter Bajramit. Falenderim te vecante kam per Myftiu e Pukes Gezim Kopani si dhe per firmen “Beralb“.”

Myftiu i Pukes Gezim Kopani dhe drejtori i pergjithshem i "Beralb" Hysejn Cetinkaya. 03.8.2013
Myftiu i Pukes Gezim Kopani dhe drejtori i pergjithshem i “Beralb” Hysejn Cetinkaya.
03.8.2013
Myftiu i Pukes Gezim Kopani, Mustafa Kanli, dhe Hil Kola 06.08.2013
Myftiu i Pukes Gezim Kopani, Mustafa Kanli, dhe Hil Kola
06.08.2013

 

 

Leave a Reply