Eja, o Ramazan !

Eja, o Ramazan, të na kujtosh vlerën dhe mirësinë e ushqimeve dhe pijeve që konsumojmë jashtë teje e që rëndësinë s’ua dimë, ndërsa brenda nesh, në syrin tonë çmimi i tyre sa vjen e rritet. Eja, o Ramazan, të na vetëdijësosh se në këtë botë ka edhe njerëz që agjërojnë në mënyrë të vazhdueshme, pa ndërprerje, jo sepse të përjetojnë si muaj të bekuar, por sepse jeta i ka sprovuar në atë mënyrë, duke u privuar kafshatën e gojës.
Eja, o Ramazan, të na kujtosh se Zoti nuk ekziston vetëm në Ramazan, por edhe në 11 muajt e tjerë. Eja, o Ramazan, të na tregosh se feja islame nuk është vetëm një në dymbëdhjetë muaj, por 12 në 12.
Ramazan, ti je maratonë dhe ne jemi të gatshëm të marrim pjesë dhe të garojmë dhe me punë të mira e adhurime veten ta sfidojmë. Edhe pse gjumi më i ëmbël është ai i mëngjesit, ne do të zgjohemi për syfyr dhe për të falur namaz. Edhe pse temperaturat e larta dhe dita e gjatë do të na bëjnë të mendojmë për ushqime dhe pije, ne do ta stakojmë nga ky drejtim dhe do ta përqendrojmë në një tjetër, atë të ushqimit të shpirtit me përmendjen e Zotit.
Ardhsh faqebardhë o Ramazan!
– Qani Sulku

Nga: Drita Islame fb

Leave a Reply