Dokumentar premierë “90 vjet Zani i Naltë” në Kinema Millenium-Tiranë


Me rastin e 90 vjetorit të revistës shkencore “Zani i Naltë” Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ka realizuar dokumentarin me titull “90 vjet Zani i Naltë”.

Ky dokumentar përveçse është një historik i rrugëtimit të gjatë 90-vjeçar të revistës më të njohur shkencore në vend, paraqet vlerat dhe kontributin e saj në formësimin e mendimit islam si dhe në vetëdijesimin e ndërgjegjes kombëtare.

Dokumentari do të shfaqet si premierë ditën e shtunë në Kinema Millenium në Tiranë, në orën 12:00 dhe më pas do të shfaqet edhe në kinematë e disa qyteteve kryesore të Shqipërisë.

Revista “Zani i Naltë” është revista e parë zyrtare e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, themeluar në vitin 1923 menjëherë pas ngritjes së institucionit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, pas Kongresit të parë Mysliman Shqiptar.

Gjithë përmbajtja e revistës është një pasuri e çmueshme kulturore, është një traditë e bukur fetaro-atdhetare, është një ndihmesë e vyer në publicistikën shqiptare.

Në kuadër të 90 vjetorit të kësaj reviste Komuniteti Mysliman ka organizuar një sërë aktivitetesh si simpoziume, ekspozita etj.

Të gjithë të interesuarit mund të tërheqin ftesat pranë Komunitetit Mysliman të Shqipërisë si dhe në librarinë “Miqtë e Librit” ngjitur me KMSH-në duke filluar nga nesër.

Adresa: Kinema Millenium

Rr. Murat Toptani, Tiranë.

Home

Leave a Reply