Komuniteti Mysliman i Turqis (Diyaneti Turk) nepermjet Zyres per Ceshtje Fetare pran Ambasades Turke Tirane ne bashkepunim me Myftinin e rrethit te Pukes u erdh ne ndihme rreth 100 familjeve ne rrethin e Pukes.
Prej disa vitesh Dijaneti i Turqise nepermjet Zyres per Ceshtje Fetare Tirane ka zhvilluar disa bashkepunime me Myftinine e rrethit te Pukes duke u ardhur ne ndihme dhjetra familjeve ne fshatrat e Pukes. Ne kete kuader ne sheje respekti per muajin e Ramazanit dhe agjeruesit e tij u mundesua shperndarja e afro 100 pakove ushqimore per familjet e varfra ne rrethin e Pukes. Myftiu i Pukes Gezim Kopani ka shprehur falenderime te vecanta per Dijanetin e Turqise duke uruar besimtaret mysliman per agjerim te pranuar tek Allahu xh.sh.
Pakot e ushqimeve u shperndane ne Fushe-Arrez dhe ne disa fshatra te rrethit te Pukes.