Nga; Vehbi Sulejman Gavoçi
(imam, dijetar islam)
Karakteri eshte teresia e veçorive psiqike me kryesore, qe shfaqen ne veprimtari e ne sjelljen e njeriut ne shoqeri dhe, qe e shquajne personalitetin e tij. Pra, karakteri ka te beje me veçori psiqike e morale te caktuara.
Karakteri i njeriut ka te beje me teresine e parimeve, normave dhe rregullave morale qe percaktojne sjelljen e njeriut me marredheniet e tij me vetveten, me familjen dhe shoqerine.
Natyra shpirterore e shtyn njeriun te jete i mire, te sillet ne menyre te njerezishme, te tregohet dashamires ndaj te tjereve, te flas drejte, te largohet nga veprimet e keqija dhe te demshme, te ndihmoje te tjeret, te krijoje situata gezimi dhe kenaqesie, te nderojre e te vlersoje krijesat e ndryshme, te jete shembull i bukur dhe nxites per qendrime e veprime te pelqyeshme e te lavderueshme.
Ne jeten e perditshme personale, familjare e shoqerore njeriu duhet te mendoje, te shprehe, te shfaqe e te realizoje me te tjeret, pavaresisht nga mosha, seksi, gjendja ekonomike, kulturore e shoqerore, ato cilesi qe i do per vete.
Ne keto veçori karakteri dhe cilesi morale njeriu dallohet nga krijesat e tjera duke u lartesuar mbi to.
Per kete sjellje njerezore eshte shenje perparimi, tregus kulture, norme ne pune dhe jete, eshte e ndryshme me sjelljen e krijesave te tjera qe nuk kane vetedije, si psh kafshet ne pyll sillen e veprojne pa ditur ç’eshte dashamiresia, embelsia, mirenjohja etj.
Nje shkrimtar arab thote se popujt rrojne sa te kene miresjellje, e nese e kane humbur ate, kane humbur vetveten.
Karakteri i njeriut eshte dhunti hyjnore, eshte natyre njerezore , kjo qe nga njerizit e pare e deri ne ditet tona.
Besimi, dija, edukata, rrethanat, interesat, mendimet, egoizmi, veset etj, ose forcojne karakterin, i hapin njeriut cdo dite dritare te reja per miresjelljen, bamiresi, ose e dobesojne ate ne pergjithesi e sidomos ne ate me kryesoren, ne aspektin fetar. Keta karakterizohen nga sjellje e veprime te liga, ndryshe me unin e vet, harrojne detyrat qe kane, nuk kane te qarte se çdo qenie njerezore, drejtues, pasanik ose i fuqishem, i ri apo i arsimuar ka nevoje per te tjeret e te gjithe se bashku kane te drejtat dhe detyrat e tyre te ligjshme.
Synimi me kete artikull eshte te forcojme miresjlljen ne zemrat e njerezve, te cilet te kuptojne çfare te mirash dhe çfare kane ne jeten private, familjare e shoqerore, nga zbatimi ose jo i normave te sjelljes. Keto norma duhet t’i keni parasysh, ne qofte se deshirojme te jetojme si besimtare islame, si te nenshturar (te bindur) te Krijuesit te gjithesise.
Eshte e domosdoshme te mesojme te zbatojme miresjelljen, se duhet te jemi njerez te mire, te kemi familje te mire, popull e shtet te mire, udheheqes te afte dhe te drejte, qe kane per baze miresjelljen ndaj njeri-tjetrit, qe te perparojme me te vertete dhe te fitojme pelqimin e Krijuesit (xh.sh).
Perparimi shpirteror eshte i lidhur me miresjelljen, pa kete nuk ka jete. Miresjellja pastron shpirtin, zbut zemren, pasuron ndjenjat. Miresjellja eshte nje proces i gjate. Nuk mjafton te thuash se dua te kem miresjellje, te behem i mire, te jem i sjellshem. Kjo nuk behet me nje shprehje deshire, me nje fjale goje, sepse kerkesat dhe shfaqjet e parregullsise, ndjenjat egoiste nuk eshte lete te shmangen nga jeta vetjake. Pikerisht per kete pervoja jetesore ka treguar se edukimi i vetvetes eshte nje detyre e veshtire, me veshtire se edukimi i te tjereve. Njekohesisht duhet te jete e qarte se edhe edukimi i te tjereve eshte nje problem i nderilkuar, sidomos i femijeve dhe i te rinjve. Kendej del detyra e rendesishme e mesueseve dhe e pedagogeve per edukimin e femijeve dhe te te rinjeve, si dhe i prinderve dhe i teologeve per anetaret e familjes dhe per besimtaret.
Me gjithe veshtiresiste per kete problem, nuk duhet humbur shpresa, sepse dalngadale arrihen pikesynimet edukuative. Shembull per kete jane realizimet njerezore per zbutjen e kafsheve te egra me qellim perdorimin e tyre per shafqje te ndryshme publike, si; zbutja e luaneve, e gjarperinjeve dhe zhvillimi me to i lodrave te ndryshme. Kjo na lejon te hedhim poshte mendimin se njeriu i lig nuk edukohet e nuk mund te behet i mire, te kete miresjellje, te jete i rregullt, i edukauar dhe i kulturuar si te tjeret. Arabet dikur adhuronin putnat, hanin mishin e kafsheve te ngordhura, pinin alkol , benin prostitucion, vrishnin te tjeret per nje fjale goje, por ndryshuan, u bene shembull miresjelljeje, kur zemrat e tyre u ndriçuan nga besimi ne Allahun (xh.sh).
Nje sahab qe pinte vere dhe alkol, kur meson ajetin Kur’anor qe ndalote pijen, e braktisi ate, e nxori me force jashte nga egoja, e derdhi ate nga ena ne toke duke thene: E lashe pijen, o Allahu im!
Vlera e miresjelljes
Vlera e miresjelljes eshte e madhe, zbatimi i saj ne jete eshte i domosdoshem, ajo ka te beje me edukimin e njerezve, prandaj ne duhet te njohim dhe te zbatojme normat fetaro-morale qe lidhen me te:
1. Profeti Muhammed (a.s) eshte i derguar per t’i udhehequr njerzit ne rruen e drejte, per t’i drejtuar nga e mira, per t’i larguar nga çdo e keqe njerezore.
2. Edukata qysh ne kohet me te lashta, ne ditet tona e ne te ardhmen ka pasur , ka dhe do te kjete si synim t’i sjelle njerezit ne rruge te drejte, t’i formoje ate si duhet ne marredheniet me njeri-tjetrin.
3. Ne vendin tone, si ne vendet e tjera, njerezit kane ardhuruar disa krijesa qeillore, kafshe, elemente te natyres, si ujin e zjarrin etj. Deri vone kujtojme betimin e disa malesoreve: Per qiell e per toke”, por edukatoret e kan sjelle ate te Krijuesit, ne Ate qe eshte me neperhere me dije, me sundim, me fuqi.
4. Vlera e njeriut bazohet ne karakterin qe gezon e jo ne poziten shoqerore, pasurin materiale e sundimin shteteror. Nje arab i permendur thote: “Kushdo te jesh sillu mir, se miresjellja eshte me e mire se pozita apo pasuria.”
5. Ju, vellezer dhe motra, pas 40 vjet mohimi te fese, hapet syte, kapercyet ate gjendje te rende, kur besimi ndalohej me ligj, ku besimtari nuk guxonte te zbatonte ritet islame, kur prindi nuk mund te interesohej per edukimin fetar te femijeve, kur njeriu harroj detyrimet shoqerore per disa interesa te aferta te tij.
Ne proceset demokratike njerezve iu hapen syte, para drites se lirise u krijua mundesia qe te praktikohet besimi per vete, per femiljen, per farefisin, per miqte, per te gjithe popullin, qe te jene te arte, te pasrter e te perkushtur, qe te perparojne dhe te fitojne pelqimin e Allahut (xh.sh).
Ne publikimin e radhes do vijojme me: “Vlera e miresjlljes ne Islam”
Burimi: Libri “Miresjellja Islame” e autorit Vehbi Suljeman Gavoçi , Shkoder 1998, fq. 9-16.
Pergatiti
Gezim Kopani
(Myfti i rrethit Puke)