Arabia Saudite prezanton Ihramin e parë në botë me teknologji ftohëse


Në botën e inovacioneve të pazakonta, Arabia Saudite ka sjellë një risi që pak kush do ta kishte imagjinuar: Ihramin e parë me teknologji ftohëse, të dedikuar posaçërisht për pelegrinët e Haxhit dhe Umrës. Veshja, e quajtur “The Coolest Ihram”, përfaqëson një kombinim të rrallë mes traditës mijëravjeçare dhe teknologjisë moderne të tekstilit.
I zhvilluar nga kompania Saudia, në partneritet me specialistët amerikanë të tekstileve brrr° dhe agjencinë kreative Landor, ky Ihram unik përmban minerale ftohëse, mekanizma për largimin e lagështirës dhe material me tharje të shpejtë. Testet laboratorike tregojnë se mund të ulë temperaturën e trupit me 1-2°C, duke krijuar efekt freskie edhe nën diellin përvëlues të Arabisë.
Edhe pse është teknologjik, veshja mbetet plotësisht në përputhje me rregullat fetare të Ihramit, gjë që e bën të sigurti për përdorim nga të gjithë pelegrinët. Po ashtu, ofron mbrojtje UV UPF 50+, një element i domosdoshëm gjatë udhëtimit në klimë të nxehtë.
Kjo risi vjen njëkohësisht me instalimin e sistemit më të madh të ftohjes në botë në Xhaminë e Madhe të Mekës, një tjetër fakt kurioz që pak kush e di: temperaturat brenda Xhamisë së Shenjtë mbahen në 22-24°C, pavarësisht nxehtësisë ekstreme jashtë. /islamgjakova.com/

Leave a Reply