A është gati fëmija juaj të fillojë klasën e parë?

Shkollat po afrohen dhe më të emocionuarit sigurisht që janë nxënësit e klasave të para. Arritja e një maturimi shkollor luan një rol shumë të rëndësishëm në jetën akademike të fëmijës.

Fëmija duhet të arrijë në një nivel të caktuar sa i përket zhvillimit fizik, mendor, social dhe emocional, e në të njëjtën kohë të plotësojë me sukses të gjitha kërkesat e shkollës. Konceptimi i gabuar rreth shkollës mund të ndikojë në të gjithë jetën e fëmijës në vazhdim.

Specialistët paralajmërojnë prindërit që preferojnë t’i përballin fëmijët e tyre me shkollën pa mbushur moshën 6 vjeç. Në këtë pikë ata duhet të sigurohen për maturimin e fëmijës në të gjitha fushat.

Një fëmijë i gatshëm për të filluar shkollën duhet të ketë aftësi të mira vizive dhe perceptuese, të mbajë mend ato që percepton, të logjikojë mirë dhe të thurë marrëdhënien shkak-rezultat. Krahas kësaj, fëmija duhet të zotërojë informacion të mjaftueshëm në lidhje me termat.

Prindërit të cilët kanë vendosur të regjistrojnë fëmijët e tyre në klasën e parë duhet të shikojnë kriteret e mëposhtme për t’u siguruar rreth maturimit të fëmijës:

Fëmija i gatshëm për shkollë:

– duhet të përdorë mirë trupin;

– të realizojë koordinimin fizik;

– të zotërojë muskuj të zhvilluar të cilët e ndihmojnë në mbajtjen e lapsit;

– të zotërojë një bagazh të mirë fjalësh, të mjaftueshëm për zhvillimin gjuhësor;

– të jetë i sigurt në vetvete sa i përket zhvillimit social dhe emocional;

– të ketë një lidhje të sigurt me nënën dhe babanë;

– të jetë i pavarur;

– të marrë përsipër përgjegjësitë e tij;

– të komunikojë me bashkëmoshatarët dhe t’i vazhdojë marrëdhëniet me ta në mënyrë të shëndetshme;

– të zotërojë aftësinë e zgjidhjes së problemeve sociale;

– të zhvillojë aktivitetet në grup;

– të dëgjojë dhe zbatojë direktivat;

– të plotësojë nevojat personale si në pastrim, veshje, ushqyerje dhe në fusha tjera.

Specialistët gjithashtu bëjnë të ditur se maturia shkollore mund të ndryshojë nga një person tek tjetri për shkak të ndryshimeve individuale. Këto ndryshime mund të ndikojnë tek maturia shkollore.

nga Aisa KOKIÇI
/dritaislame.al/

Leave a Reply