U organizua ne Puke tribuna fetare ne kuader te muajit ramazan

Me date 28 maj 2018 Myftinia Puke ne bashkepunim me Bashkesin Islame te Republikes se Kosoves u organizua ne qytetin e Pukes tribuna fetare me teme: “Ramazani muaji i Kur’anit”.

Ne kete aktivitet mori pjese Myftiu i Pukes Gezim Kopani, perfaqesuesi i Komunitetit Mysliman dr.Xhemal Saferti , Perfaqesuesi i Bashkesise Islame te Republikes se Kosoves Kasim Gerguri , Bahri Sejdiu , sekretari i Keshillit te Myftinise Puke Aferim Laçi etj.

Aktiviteti filloi me Hymnin Kombetare te Shqiperise dhe Kosoves per te vazhduar me disa ajete Kur’anor dhe per te vijuar me nje dokumentar te shkurter i pergatitur me kete rast.

Aktivitetin e Pershendeti Myftiu i Pukes Gezim Kopani i cili pasi uroj agjeruesit per muajin e ramazanit falenderoj Bashkesin Islame te Kosoves dhe mysafiret qe ndodhen sot prizent , te cilet prej vitesh ka mbeshtetur Myftinin e Pukes dhe qytetaret e rrethit te Pukes.

Ne emer te Komunitetit Mysliman te Shqiperise pershendeti dr.Xhemal Saferti i cili uroj agjeruesit pukjan per agjerim te pranuar duke percjell selamet dhe urimet e kreut te KMSH-se Skender Bruça.

Me interes te madh u ndoq referati i teologut nga Kosova Kasim Gerguri i cili foli mbi veçorit dhe vlerat e muajit te bekuar te Ramazanit duke sjell shembuj te ndryshem nga Kur’ani dhe jeta e profetit Muhammed a,s.

Po ashtu me interes u degjua edhe referati i telogut Bahri Sejdiu i cili foli mbi vlerat e Kur’anit ne muajin e shenjte te Ramazanit, vendin qe ai duhet te ze ne jeten e myslimanit dhe si duhet repektuar dhe lexuar Kur’ani gjate muajit ramazan.

Ne fund per bashkepunimin dhe ndihmen e dhene ndaj Myftinise Puke dhe rrethit te Pukes , Keshilli i Myftinise Puke vlersoi me titullin Pishtar Islam Kasim Gergurin dhe Bahri Sejdiun.

Aktiviteti u mbyll me nje iftare te shtruar nga Bashkesia Islame e Kosoves ku moren pjese rreth 150 agjerues.

Puke; 28 maj 2018

20180528_184502

20180528_190112 20180528_184547 20180528_184618 20180528_185236 20180528_185928 20180528_185935 20180528_190034 20180528_190112 20180528_190506 20180528_190827 20180528_192459 20180528_192539 20180528_192614 20180528_194307 20180528_194422 20180528_194427 20180528_194722 20180528_201556 20180528_201647

Leave a Reply