Gjate nje prononcimi publik , Myftiu i Pukes Gezim Kopani ka bere me dije se: “Myftinia Puke nuk
do jete pjese te asnje iftari te asnje force politike, te asnje kandidati per deputet duke pasur parasysh qellimin dhe objektivat qe mund te kete per keto iftare. Shpresojme te gjejme mirekuptimin e forcave politike pasi fete nuk mirren me politike. Po te ishte nje dashuri kaq e madhe per agjeruesit ku ishin vitin e kaluar , pse nuk jane shtruar vjet ose ceshtje apo bashkepunime te tjera por gjendet deshir pikerisht tani ne muajin e ramazanit i cili perkon me fushaten elektorale. Ne kete kuader Myftinia e rrethit Puke nuk do jete pjese e asnje lloj iftari te asnje force politike.”
14 qershor 2017