Myftinia Puke me mbeshtetjen e Bashkesise Islame te Kosoves ka organizuar shtrimin e disa iftareve ne rrethin Pukes. Ne iftarin e pare te shtruar moren pjese Myftiu i Pukes Gezim Kopani , perfaqesuesit e Bashkesise Islame te Kosoves nje herazi drejtori i finances pran BIK Kasim Gerguri dhe anetari i Kryesise se BIK-ut Bahri Sejdiu.
Ne fjalen e tij Myftiu i Pukes Gezim Kopani falenderoj Bashkesin Islame te Kosoves me ne krye Myftiun Naim Ternava per ndihmen dhe mbeshtetjen e dhene Myftinise Puke ku nepermjet saj duke u gjendur prane agjeruesve te kesaj zone dhe familjeve ne nevoje.
Ne emer te Myftiut te Kosoves Naim Ternava pershendeti Kasim Gerguri i cili nder te tjera tha: “Ju percjell selamet juve ne kete iftar. Muaji ramazan eshte muaji i solidaritetit , eshte muaji i dore zgjatjes . Eshte muaji i bashkimit rreth sofres se iftarit. Nisur nga ky parim jemi nisur nga Prishtina per ne Puke sepse ne Puken dhe gjithe Shqiperine e konsiderojme nenen tone. Sepse cdo here na kan dal ne ndihme Kosove ne kohen me te veshtire, ne ate kohe kur kemi ikur nga shkau dyert e Shqiperise nene kan qene te hapura. Andaj ne nuk e harrojme ate qe keni bere per popullin e Kosoves.”
Ndersa anetari i Kryesise se Bashkesise Islame te Kosoves Bahri Sejdiu foli mbi vlerat e muajit Ramazan ku nder te tjera tha: “Ramazani ndohet ne tre pjese ; fillimi i tij eshte meshire, mesi i tij eshte falje nder fundi i tij largim nga zjarrimi i xhehenemit. Andaj lusim Allahun e madheruar qe edhe fundi i ketij ramazani te jete fund i mekateve”
Ne kete iftar moren pjese rreth 130 agjerues. Para iftarit Myftiu i Pukes Gezim Kopani i shoqeruar nga perfaqesuesit e Bashkesise Islame te Kosoves shperndane disa pako ushqimore ne qytetin e Pukes. Ne kuader te muajit Ramazan Bashkesia Islame e Kosoves ka derguar Myftinise Puke 200 pako me ushqime te cilat do shperndahen ne rrethin e Pukes.