Ne kuader te muajit Ramazan Myftinia e rrethit Puke ne bashkepunim me “Diyaneti Turk, Zyra per Ceshtje Fetare prane Ambasades Turke” Tirane organizuan shperndarjen e dhjetra pakove ushqimore per familjet e varfra ne rrethin e Pukes.
Ne shperndarjen e ketyre pakove me ushqime ka marr pjese Myftiu i Pukes Gezim Kopani, dhe disa nga antaret e Keshillit te Myftinise se rrethit Puke. Keshilli i Myftinise Puke shpreh falenderimet me te mira per kryetarin e Zyres per Ceshtje Fetare Shaban Ishlek i cili beri te mundur qe dhjetra familje Pukjane te gezohen ne kete muaj te madh.
Nga kjo ndihme perfituan rreth 100 familje ne nevoje.