Myftinia Puke me mbeshtetjen e Ambasades se Kuvajtit Tirane mundesoi ne qytetin e Pukes shperndarjen e radhes te pakove ushqimore per familjen ne nevoje. Ne shperndarjen e pakove ushqimore mori pjese Myftiu i Pukes Gezim Kopani si dhe Atasheu i Ambasades se Kuvajtit ne Tirane Jaser Al Bader.
Me kete rast Myftiu Gezim Kopani falenderoi Ambasaden e Kuvajtit dhe popullin bujar te Kuvajtit te cilet po ndihmojne dhjetra familje ne nevoje ne rrethin e Pukes. Nderkoh Atasheu Jaser Al Bader falenderoi Myftinine e Pukes per bashkepunimin e krijuar duke premtuar qe prezenca e Ambasades se Kuvajtit do vijoje edhe ne te ardhmen ne rrethin e Pukes duke bashkerenduar pune me Myftiun e kesaj zone.
Perfitues te pakove ushqimore ishin jetimet dhe familjet ne nevoj.
12.06.2016