Me mbeshtetjen e Myftinise Puke dhe me organizimin e Shoqates Bashkesia Kultura Islame Puke dhe Shoqates Istanbul u zhvillua ne xhamin e qytetit te Pukes “Konkursi i Nivelit te Pare” per nxenesit e Kur’anit te Pukes, Fushe Arrezit dhe te fshatit Iballe.
Ne fillim nxenesit u testuan me shkrim dhe me goje per njohurit e tyre per te vijuar me nje program te vecante te pergatitur nga vete nxenesit.
Ne kete aktivitet mori pjese Myftiu i Pukes Gezim Kopani Sekretri i Shoqates Bashkesia Kultura Islame Puke Afrim Laçi besimtare dhe prinder te nxenesve.
Ne fjalen e tij Myftiu i Pukes Gezim Kopani tha: “Pergezoj te gjithe nxenesit te cilet sot moren pjese ne kete konkurs shume domethenes per ta. Uroj qe dituria e tyre islame te vije ne shtim dhe ate ta nxene me deshire dhe zemer kete dituri. Falenderim i vecante shkon per prinderit te cilet i kan dorzuar femijet e tyre si amanet per ne. Ky ishte nje aktivitet i vecante dhe uroj qe shoqatat BKI Puke dhe Shoqata Istanbul te shtojne edhe me shume mbeshtetjen e tyre pasi ky eshte vendi i duhur.”
Ndersa ne emer te shoqates BKI Puke pershendeti aktivitetin Sekretari i saj Afrim Laçi i cili tha: “Falenderoj nxenesit qe jane pjese e kurseve te shoqates tone, po ashtu edhe nxenesit qe moren pjese sot ne kete konkurs. Ne kemi zhvilluar edhe here te tjera konkurse te tilla por jo e ketij niveli kaq te madh. Ky eshte nje motivim qe nxenesit te mesojne edhe me shume.”
Ne konkurs u ndan çmime per vendin e I, II, II, Vizatim, Interpretim dhe Prezantim.
Cmimi i pare dhe i dyte u fitua ne Puke, ndersa cmimet e tjera ne Fushe Arrez