Nga: Imam Gezim Kopani
Falenderimet i takojne vetem Allahut te Madheruar.Ate e falenderoj dhe vetem nga ai ndihme mbeshtetje kerkoj.
Muaji i Ramazanit eshte muaji me i bekuar pasi Allahu xh.sh ne kete muaj filloj shpallejn e Kur’anit.
Allahu xh.sh thote ne Kur’An:
“Ne muajin e Ramazanit filloi shpallja e Kur’anit, i cili eshte udherrefyes per njerezit dhe argument i qarte i rruges se drejte dhe dallimit te se mires dhe te keqes …” (El Bekare 185)
Kur nis dhe perfundon agjerimi i muajit Ramazan ?
Muhammedi a.s. thote: “Agjeroni kur ta shini henen e re te Ramazanit dhe hani kur ta shihni henen e re te Shevalit.”
Nese qielli eshte i mbuluar me re atehere plotesoni muain shaban me 30 dite. ” (Muslim)
Ne kohen e sotme edhe sipas mendimit te shumices se dijetareve mysliman merret mendimi i astronomeve te cilet bejne shikimin e henes me mjete te cilat mundesojne shikimin e henes me shpejt se sa syri.
Llojet e agjerimit
Agjermimi ndahet ne tre lloje:
1.Agjerimi obligim (Farz)
2.Agjerimi obligim por jo i shkalles se Farzit .(Vaxhib)
3.Agjermi vulnetare (Nafile)
1. Agjerimi Farz eshte agjerimi i muajit Ramazan.Ky agjerim nuk mund te shtyhet ose te lihet per dite te tjera. Nese dikush per ndonje arsye te forte sic pershkruhet edhe ne ajetin 184-185 te sures Bekare nuk e agjeron Ramazanin atehere ai eshte i obliguar te agjeroj aq dite sa ka lene pa agjeruar. Nese dikush e prish me dashje qofte edhe nje dite gjate muajit te Ramazanit atehere personi ne fjal e kap ajo qe quhet “Kefaret” Agjerimi i kompenzimit.
2. Agjerimi Vazhib. Ketu futet personi i cili zotohet se do agjeroj disa dite nese do me ec mbare kjo apo ajo pune dhe nese ndodh ashtu sic e ka kerkuar dhe nuk agjeron atehere agjerimi i tij behet Vazhib.
3. Agjerimi Nafile (Vullnetar) Ky eshte nje agjerim qe hz.Muhammed as e ka bere dhe ka keshilluar edhe besimtaret dhe shoket e tij per agjerimin vullnetare. Ne kete agjerim mund te permend :
-Agjerimi i 6 diteve te shevalit.
-Agjerimi i 10 diteve te muajit dhil hixhes.
-Agjerimi ne muajin Muharrem
-Agjerimi ne muajin Shaban.
-Agjerimi i dites se hene dhe te enjte etj.
Kur ndalohet agjerimi?
Eshte e papelqyer (mekruh) agjerimi i diteve te dyshimta,po ashtu fillimi i agjerimitte Ramazanit me nje dite para dhe shumica ende nuk ia kan nisur. Po ashtu e papelqyer eshte edhe agjerimi i gruas pa lejen e burrit.
Muhammedi as thote: “Nuk agjeron gruja agjerim nafile duke qene burri preznet por vetem me lejen e tij.”
Pervec ketyre agjerimeve qe eshte e papelqyer kemi edhe agjerimin e ndaluar plotesisht. Agjerimi i ndaluar eshte ne keto dite:
-Dita e pare e Shevalit pra dita e pare e Fiter Bajramit.
-Kater dite te Kurban Bajramit
Hz. Muhammed a.s. thote: “Dy dite ndalohet agjerimi, diten e Fiter Bajramit dhe Kurban Bajramit”
Kush e ka obligim agjerimin?
Agjerimin e kan obligim keto persona:
-Personi qe eshte mysliman.
-Te jete i shendoshte nga ana mendore.
-Te kete mbushur moshen e pjekurise.
Pervec ketyre kushteve kemi edhe disa kushte te tjera te cilat duhen plotesuar per agjerimin e muajit Ramazan:
-Te jete i shendoshte
-Gruja te jete e paster (pa hajz)
Pra ai qe eshte i semur gjate Ramazanit ka mundesi te haj por pasi te sherohet ka obligim agjerimin e aq diteve qe ka lene pa agjeruar gjate kohes qe ka qene i semure. E njejta gje vlen edhe per udhetarin. Gruja qe eshte shtatzene , sidomos ne muajt e fundit e ka te lejuar mos agjerimin e atyre diteve derisa sa te lind por duhet ti zevendesoj me vone, e njejta gje vlen edhe per nenen gjidhenese
Nje gru i kishte thene keshtu iben Abbasit: “Une jam shtateze, nuk agjeroj cfare duhe te beje? Iben Abbasi i thote: Je nga ata qe nuk munden te agjerojne prandaj ushqe per cdo dite nga nje te varfer dhe mos agjero kaza.”
Ditet e lene pa agjeruar gjate Ramazanit kur mund te zevendesohen?
Pervec diteve qe permenda me siper ne te cilat eshte e ndaluar dhe e papelqyer agjerimi ne te gjitha ditet e tjera. Nese te ze Ramazani duke zevendesuar ditet e lene pa agjerim atehere i nderpret per ti vazhduar me vone.
Cfare duhet bere kur ndokush ndron jete gjate muajit Ramazan ?
Nese nje person eshte duke mbajtur Ramazanin dhe vdes pasardhesit pra trashegimtaret e tij e kan obligim te paguajne cdo dite ushqimin e nje te varferi.
Nijeti i agjerimit
Cdo veper ne fene islame behen me nijet po ashtu edhe agjerimi. Nijeti behen ne syfyr psh: O Allah! Po e bej nijet per hir tend te agjeroj kete dite. Edhe nese nuk ngritet per syfyr dhe e ka vendos te mos haj mund ta bej te njejti nijet.
Kur eshte koha e syfyrit dhe iftarit?
Koha e syfyrit eshte aq sa te dallohet peri i bardh nga ai i ziu. Gjithashtu kemi edhe trans. nga Zejd bin Thabit qe thote: Hanim syfyr me Muhammedin a.s. e pastaj falnim namazin. Nje person pyeti: Sa kohe kishte ndermjet syfyrit dhe namazit te sabahut? Ai tha : Aq sa zgjat leximi i 50 ajeteve Kur’anore.” (Buhari)
Ndersa koha e iftarit eshte me perendimin e diellit, e ne kohen qe koha eshte e keqe eshte hadithi i mesiperm pra dallimi i perit te bardhe me ate te ziun.
Kur celim iftarit duhet thene kjo dua: “Allahume leke sumtu ve ala rizkike eftartu” dmth: “O Zot! Per ty agjeroj dhe nga furnizimi Yt bej iftar”.
Cfare eshte e papelqyer gjate Ramazanit?
-Nuk lejohet pertypja e ndonje gjeje
-Nuk lejohet dhenja e gjakut me sasi te madhe.
-Berja e puneve te renda.
-Fjalet e pista
-Zenkat, provokimet.
-Lenja e namazeve.
Cfare e prish agjerimin?
-Pirja ose ngrenja me dashje.
-Ha ose pi duke menduar se ka hy koha e iftarit
-Duke marr abdest kalon ujin
-Nese vazhdon te haj edhe pas kohes se imsakut, nese e kupton atehere ate dite e vazhdon por duhet ta zevendesoj.
-Mardhenjet intime me bashkeshorten.
-Fjalet e pista.
-Ilacet qe jane ushqyese
-Nese ha nje peme te papjekur apo dicka te ngjashme
-Nese femres gjate agjerimit i shfaqen hajzi. etj.
——————————————————————————————————–
Disa hadithe ne lidhje me agjerimin.
Hz. Muhammed a.s thote: “Kur te vije muaj i Ramazanit, hapen dyert e xhennetit dhe mbyllen dyert e xhehenemit dhe shejtanet lidhen me zinxhir.”
Ai qe nuk e preokupon veten me vepra te mira dhe te hajrit eshte i perbuzur dhe i nencmuar duke e derguar keshtu veten ne humbje.
Muhammedi a.s. thote: “I perbuzur dhe i nencmuar eshte ai i cili e kalon muajin e Ramazanit, pa iu falur mekatet dhe i perbuzur dhe i nencmuar eshte ai i cili e arrin pleqerine e prinderve te tij dhe nuk hyn ne xhennet.”
Nga: Imam Gezim Kopani