Myftinia e rrethit Pukë ka startuar sot 13.05.2016 aktivitet në kuadër të “25 Vjetorit të Riorganizimit të Myftinisë së rrethit Pukë.”
Gjatë ditës së sotme pas namazit të Xhumasë Myftinia Pukë organizoi një aktivitet të veçantë. Anëtari i Këshillit të Myftinisë së rrethit Pukë Ylli Hadroj shpalosi disa të dhëna interesante mbi rrugen që Myftinia e rrethit Pukë ka ndjekur për ringritjen e strukturave të Myftinisë duke arritur edhe në ndërtimin e Xhamisë së re të qytetit të Pukës.
Ndërkohe në fjalen e tij Myftiu Gezim Kopani ndaloi mbi arritjet që besimtarët mysliman kan arritur.Sot tha Myftiu kemi një institucion të organizuar që ka për objektiv shtimin e shërbesave fetare islame në gjithë rrethin e Pukës. Sot jemi bashkuar këtu në Xhamin e Pukës e cila është shtepia e Allahut xh.sh dhe është momenti për të falendëruar Zotin që dërgoi njerëz, kontribues dhe të interesuar për të mundësuar ndërtimin e strukturave të islamit dhe të xhamiave. Në emër të Myftinisë së rrethit Pukë dhe te Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dua të shpreh falenderimet më të mira për familjet e ish Myftive, Hoxhallarëve, Myezinave apo Anëtarëve të Këshillave të Xhamiave dhe të Myftinisë së rrethit Pukë për kontrbutin e dhënë. Allahu xh,sh qoftë i kënaqur me to dhe punen e tyre.
Momente të veçanta ishtin fjalët e familjavere të ish hoxhallareve pukjan si familjet e Sahit Hoxhës e Beqir Laçit si dhe shumë familjareve të tjerë.
Ndërkoh aktivitet do vijojne edhe gjate ditës së nesërme për tu mbyllur diten e diele datë 15 maj 2016 në ceremonin që Myftinia e rrethit Pukë do organizoj në Pallatin e Kulturës të qytetit të Pukës.