Me deshiren e disa grave myslimane te qytetit te Fushe Arrezit, Myftinia e rrethit Puke sot me 20.12.2015 zhvilloi nje takim me grate myslimane te ketij qyteti.
Takimi u hap me lexim te ajeteve Kur’anore si dhe me fajlen pershendetese te Myftiut te rrethit Puke Gezim Kopani. Gjate fjales se tij Myftiu Gezim Kopani nder te tjera tha:
“Roli i gruas dhe i burrit ne fene islame eshte i barabarte, por roli i gruas eshte shume i rendesishem pasi ajo ka ne doren edukimin e femiljes. Ne duhet te punojme fort qe familja dhe shoqeria jone te ritet e shendetshme dhe me vlera e te larta islamo shoqerore dhe kete me se miri e bejne grate. Ky takim u organizua nga disa gra te ketij qyteti te cilat kerkuan qe te zhvillohet ky takim. Ne fakt takime te tilla jane te domosdoshme pasi kemi nevoj dhe keni nevoje te degjojme dhe te respektojme njerit tjeterin,te duam fen tone njekohesisht duke respektuar edhe besimet e tjera. Gjej rastin tju ftoj per vizite ne xhamin e qyetit te Pukes ku edhe ju te bashkoheni me xhematin e grave te kesaj xhamie me qellim njohje dhe afrimiteti edhe me te madh ndaj fese islame.”
Me pas takimi vazhdoj me disa mesime mbi çeshtje te caktuara te cilat u mbajten nga Erjola Kopani. Edhe gjate ketij takimi nuk munguan kerkesat e grave per ndertimin e nje Xhamie ne qytetin e Fushe Arrezit.
Ne kete takim mori pjese edhe Anetari i Keshillit te Myftinise se rrethit Puke per Fushe Arrezin Basri Selimaj
Fushe Arrez; 20.12.2015