Ditën e shtunë, më 15 qershor 2013, gjatë aktivitetit fetaro-shkencor: Hap pas hapi me “100 personalitete shqiptare të kulturës islame”, me propozim të Myftinisë Shkodër, Këshilli i Bashkisë Shkodër i ka akorduar Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Hirësisë së Tij H. Selim Muça, titullin e lartë: “Qytetar Nderi” i Shkodrës.
Titulli i lartë “Qytetar Nderi” i Shkodrës, Kryetarit të KMSh, H. Selim Muça, iu akordua nga Kryetari i Këshillit të Bashkisë Shkodër, z. Bardhyl Lohja.
Pas marrjes së titullit, Kryetari i KMSh, me shumë emocion ka deklaruar: “Për mua është një nder i madh të jem Qytetar Nderi i Shkodrës, qytetit të dijes, kulturës dhe vlera islame. Ju falënderoj me zemër dhe ju uroj mbarësi dhe begati në jetë”.
Më parë, në këtë ceremoni, u nderuan edhe hoxhallarët dhe inteklektualët e nderuar shkodranë:
1. H. Hafiz Abaz Golemi (1870-1925),
2. Hafiz Adem Kazazi (1880-1944),
3. Hafiz Halid Bushati (? – 1916),
4. Haxhi Ibrahim Kaduku (1869-1949),
5. Hafiz Ibrahim Repishti (1882-1943),
6. Haxhi Hafiz Jusuf Këlmendi (1876-1943),
7. Jusuf efendi Tabaku (1797-1904),
8. Haxhi Muhamed Shaban Efendi Domnori (1868 -1934),
9. Hafiz Musa Dërguti (1888-1961),
10. Hafiz Myrteza Vuci (1891-1954),
11. Sheh Qazim Hoxha (1893-1959),
12. Hafiz Sabri Bushati (1889-1971),
13. Myderriz Selim Efendi Çoba (? – 1900),
14. Haxhi Hasan Alia (Sheh Shamia) (1814 -1891),
15. Hafiz Sheuqet Boriçi (1884-1965),
16. Imam Vehbi Ismaili (1919-2008),
17. Xhemal Naipi (1887-1955),
18. Hafiz Ymer Bakalli (1880-1953),
19. Sheuqet Muka (1887-1967).
20. Qazim Rroji.
/Myftinia Shkoder/