Myftiu i rrethit te Pukes Gezim Kopani me ftese te Myftiut te Shkodres Muhamed Sytari mori pjese ne programin “Bashkebiedim me
Myftiun e Malsis se Madhe Edmi Smalaj.”
Pas fajles se pershendetjes se teologut Arben Halluni, Myftiu i Shkodres Muhamed Sytari mbajti fjale pershendetese edhe Myftiu i Pukes Gezim Kopani i cili pasi falenderoi dhe pergezoi Myftiun e Shkodres per aktivitet qe zhvillon ne kuader te 25 vjetorit te rihapjes se Xhamise se Plumbit Shkoder tha: “…Momenti i rihapjes se Xhamise se Plubit ka qene nje rast per tu mbajtur mend. Jemi sot ketu fal besimit, telologeve dhe hoxhallareve tane te cilet na trasheguan kete vlere. Kjo ngjarje eshte e te gjithe besimtareve mysliman te Republikes se Shqiperise. Uroj qe drita dhe guximi i besimtareve mysliman treguar 25 vite me pare ne Xhamin e Plubit Shkoder te ndriçoj me tej cdo vend.”
Fjale pershendetese mbajti edhe Drejtori i Medreses Shkoder Kujtim Dervishi. Aktiviteti u mbyll me temen e mbajtur nga Myftiu i Malesis se Madhe Edmir Smalaj i cili pasi solli ne kujtese momentet nga hapja e Xhamis se Plubit tha: “Xhamia e pare pas xhamise Plubit e hapur ne Shqiperi ishte xhamia ne fshatin Linaj te Myftinise tone.”