Drejtues vendore urojne festen e Fiter Bajramit

Drejtues te pushtetit vendor, te Kishes Katolike dhe te forcave politike kan vizituar sot Myftinine e rrethit te Pukes per te uruar besimtaret mysliman me rastin e  festes se Fiter Bajramit.

Te paret qe uruan ishin perfaqsues te Komunitetit Katolik nen drejtimin e Famullitarit Giovani Fiocchi i cili uroj Myftiun Gezim Kopani dhe mbare besimtaret mysliman per festen e Fiter Bajramit. “Urojme qe kjo feste te jete gezim per te gjithe besimtaret tuaj tha Fiocchi i cili shoqerohej nga disa perfaqsues te Jezuiteve te cilet ndodheshin ne qytetin e Pukes.”

Po ashtu edhe N/Prefekti i Pukes Marash Kola dhe Kryetari i Ri i Bashkise Puke Gjon Gjonaj si dhe perfaqsues te tjere uruan Myftiun per festen e Fiter Bajramit. Ne fjalen e tij n/Prefekti i Pukes Kola percolli urime me rastin e Fiter Bajramit duke deshmuar edhe nje here per vlerat e harmonise fetare qe mbar rrethi yne, pasi kjo tashme eshte kthyer ne tradite.

Ne fjalen e tij kreu i Ri i Bashkise Pukes Gjon Gjonaj uroj besimtaret mysliman me rastin e festes se Fiter Bajramit. Kur kam nisur punen per here te pare tha Gjonaj ka qene ne fshatin Kabash. Aty nga myslimanet kam mesuar se cfare do te thote harmoni fetare . Ndersa Myftiu Gezim Kopani uroj Gjonaj per detyren e re duke shpresuar per bashkepunime te frytshme mes dy institucioni.

Urime te tjera u ben edhe nga kreu i Ri i Bashkise Fushe-Arrez Fran Tuci i cili uroj te gjithe besimtaret per kete dite feste. Une do jem i gatshem ne bashkepunim me te gjithe komunitet fetare per nderimin e besimit te tyre. Nderkoh Myftiu Gezim Kopani pasi uroj Tucin per detyren e re theksoi se: “Tashme shpresojme ne hapjen e nje fryme te re bashkepunimi mes Myftinise se Pukes dhe Bashkise Fushe-arrez ku zeri jone te respektohet mu ashtu sic e parashikon ligji.”

Urime te tjera u bene edhe nga perfaqsues te Partise Demokratike e rrethit Puke, ku kreu i saj Prel Gjonaj percolli urimet me te mira per besimtaret mysliman.

Urime u ben edhe nga perfaqsues te LSI e rrethit Puke si dhe nga shume intelektual dhe perfaqsues te OJF-ve te ndryshme.

Puke 17.07.2015

 

Leave a Reply