Ne kuader te nates se trete te Mire “Beraet” Myftiu i Pukes Gezim Kopani i shoqeruar nga Antari i Keshillit te Myftinise Puke Besnik Lluka zhvilloi nje takim me banoret e lagjes Hadroj dhe lagjes Rrap te njesise vendore Rrape-Puke.
Ne fjalen e tij Myftiu Gezim Kopani tha: “…sot jemi bashku per te perkujtu rendesin e nates se mire “Beraet” e cila vjen si mesazh rahmeti dhe miresi per te gjithe besimtaret mysliman te cilet po pergatiten per ardhjen e muajit te shejte te Ramazanit. Myftinia e rrethit te Pukes eshte e prirur te jete prane cdo myslimani qe jeton ne rrethin e Pukes duke zhvilluar biseda,takime dhe mbeshtetje te ndryshme. Nuk mund te qendroj pa perkujtuar myslimanet e meparshem te kesaj zone. Ne lagjen Hadroj ndodhen disa varreza qe datojne qe ne kohen e Osmaneve, shej kjo qe tregon per koheshtrirjen e myslimaneve te Hadrojit dhe me gjere.Eshte detyra jone qe te ngrejme lart vlerat e te pareve tane, qoft kjo ne aspektin e besimit,kultures etj.” Ky takim u zhvillua te pika turistike e quajtur “Shtepia ne Mal”
Nderkohe gjate muajit Ramazan Myftinia Puke mendon te zhvilloje nje tjeter takim me banoret e kesaj zone.
Hadroj-Puke; 30 maj 2015