Ish-nxënësi Ahmet Dunga flet për imam Qazim Nushi

Fjala përshëndetese e ish-nxënësit të imam Qazim Nushi me rastin e shpalljes “Qytetar Nderi” pasvdekjes.

Ahmet Dunga (Nxenes i Mejtepit te xhamise Qerret-Puke) foto; 2015
Ahmet Dunga (Nxenes i Mejtepit te xhamise Qerret-Puke) foto; 2015

Es-selamu alejkum!

Të nderuar të pranishem! Jam i gëzuar që sot më jepet mundësia të flas për hoxhën dhe mësuesin tim imam Qazim Nushi.

Edhe pse isha i vogel,ai arrititë më mësontë aq shumë gjëra saqë edhe sot i mbaj mend. Mjaftonte një herë të na thonte mësimin imam Qazim Nushi që unë dhe shokët e tjerë ta banim mend.

Ai ishte njëri puntor i cili ka bërë shumë për besimin mysliman të fshatit Qerret.

Ai fillonte punën e tij duke filluar nga shtëpia e fundit e katundit për të vazhduar deri ne krye.

Nga ai dolen, imam e myezina. Nga ai mësuam edhe shkrim.

Imam Qazim Nushi ishte ai që qoj më përpara cilësin e Mejtepit të xhamisë së fshatit Qerret.

Uroj që brezat e ri të ndjekin rrugen e tij, mësimet dhe vlerat që mbart Mejtepi dhe xhamia e fshatit tonë.

Me këtë rast dua të falenderoj Myftininë e Pukës e cila po punon për ngritjen e besimit islam jo vetem në fshatin tonë porn ë të gjithe rrethin e Pukës.

Një falenderim tjeter për Myftininë e Pukës kam pasi ajo nuk ka lënë në harres hoxhën e Qerretit por vendosi ta gjall vepren e tij duke i propozuar Komunës Qerret dhënien e titullit “Qytetar Nderi” pas vdekjes imam Qazim Nushi.

Nderimet më të mira kam për familjen e imam Qazim Nushit si dhe për të gjithë Këshilltarët e Komunës Qerret.

Faleminderi!

Ahmet Dunga

Ish-nxënës i imam Qazim Nushi

 

Pukë;23 maj 2015

Leave a Reply