Personi qe i doli emri per te keq

Ne kohen e Hz.Musa a.s.  jetonte nje njeri te cilit,megjithese ishte i mire, i kishte dale emri per te keq.  Megjithate,ai nuk ua vinte veshin fjaleve qe thuheshin dhe vazhdonte te kryente si per here adhurimet (lutjet e duate) ndaj Zotit xh.sh. Ne kete mes hz.Musait a.s. i erdhi nje fjale nga Zoti xh.sh:

-O Musa! Shko e pyete ate njeri, pse me adhuron mua pa pushim? A nuk e di ai se emri i tij eshte shkruar nje here ne listen e te keqinjeve?

Me ta marre kete udher te Zotit te Madheruar hz.Musa a.s. shkoi te ai njeriu dhe ia tha fjalet qe Zoti xh.sh ia kishte thene. Njeriu e degjoi ne heshtje hz.Musa a.s. Nderkaq, kesaj radhe nisi ta adhuroje Allahu xh.sh me shume se me pare. Pas nje fare kohe hz.Musa a.s. e vuri re kete ndryshim dhe i tha:

-O njeri! Cte them une e c’ben ti! Po ta rikujtoj,ti je ne listen e njerezve te keqinj!

Atehere njeriu i foli keshtu hz.Musa a.s.:

-O Musa! Une i kuptoj mire fjalet e tua, por e di se kam detyra ndaj Zotit qe me ka krijuar mua dhe cdo gje tjeter! Gjer tani une kam adhuruar duke çuar ne vend detyren time si rob i Zotit. Dhe, me qe me doli emri per te keq, pandeha se askush nuk interesohet per mua. Mirepo, pas fjales qe me solle ti, kuptova se per mua interesohet Zoti im i Madh! Prandaj i kam shtuar adhurimet.

Pas kesaj, hz.Musait a.s. nga Allahu xh.sh i dergoj kete mesazh (urdheres,fletushk,ferman):

“-O Musa! Lajmeroje ate robin tim! Ne te vertet, une ate e vura ne prove! Dhe pashe se ky njeri e kreu detyren e tij te adhurimit me gjithe zemer. Jepja lajmin e gezuar se e kam falur.”

 

 

Leave a Reply