Falenderimet i takojne vetem Allahut te Madheruar, Vetem Ate e falenderojme dhe vetem nga ai Ndihme dhe falje duhet te kerkojme. Deshmoj se nuk ka Zot tjeter pervec Allahut dhe se Muhammedi a.s. eshte rob dhe i derguari i Tij.
Muhammed a.s. thote:
Hz. Aishe r.a. tregon se : “Muhammedi a.s. e agjeronte muajin Shaban dhe ajo qe e bashkon me muajin Ramazan ishte agjerimi.” (Iben Maxhe)
Nga Abdulla r.a. transmetohet se Muhammedi a.s. ka thene: “Kush agjeron te henen e fundit te muajit Shaban, Allahu ia fal gjynahet (e vogla).”
Muhammedi a.s. thote: ” Para se te vije nata e “Beratit” gjysmen e muajit Shaban kaloni ditet me agjerim dhe netet me ibadet. E ne kete nate zbret Allahut xh.xh. ne qiellin e dynjase dhe thote: “Ka ndonje qe kerkon famlje e Une ta fal? Ka ndonje qe kerkon dicka (rrisk)nga Une dhe Une tia jap? Ka ndonje qe kerkon Shifatin tim (Faljen Time) e Une tia fal (tia Jap)?
Nga Enesi r.a transmetohet se Hz. Muhammed a.s. ka thene:
“Kush agjeron nje dite ne muajin e Shabanit Allahut xh.sh ia ben haram trupin e tij zjarrit te Xhehennemit.”
Ne nje hadith tjeter kemi:
“Ai qe agjeron muaj Shaban Allahu xh.sh e fut ne Xhennet me te njejtin vend ku ndodhet hz. Jusuf a.s. dhe do marr sevab aq sa sevabi i Pejgamberit Ejjup dhe Davud a.s.”
Muhammedi a.s. tregon se: “Me erdhi Xhebraili a.s. the me tha: “O Muhammed!Kush bie salavat per ty do bien salavat per te 70 mije melek. E kur meleket bejne salavet per nje te tille ai hyn ne Xhennetin e Allahut te Madheruar.”
Le te lusim Allahun e Madheruar qe te na bej te mundur shtimin e ibadetit ne kete muaj te shejte dhe te na fal gjynahet tona.
Tema e xhumase tjeter: “Rendesia e nates se Miraxhit”
_______________________
Pergatiti: Imam, Gezim Kopani
Hytbja e Xhumase, Xhamia Puke.