Myftinia Puke kerkon çertifikimin dhe legalizimin e Xhamise se re Puke.

21.01.2015
21.05.2015

Myftinia e rrethit Puke bazuar ne udhezimet e Komunitetit Mysliman te Shqiperise ka vijuar punen per çertifikimin dhe legalizimin e Xhamise se re Puke. Myftiu i Pukes sqaron: “Eshte absurde pse xhamia e re Puke nuk eshte e çertifikuar dhe e legalizuar vite me pare kur ne nje kohe ky objekt eshte ndertuar me leje nga KKRT-ja dhe Keshilli i Bashkise Puke. Myftinia e rrethit Puke disponin kopjet e ketyre vendimeve dhe mbi kete baze kerkojme nga organet shteterore te behet çertifikimi dhe legalizimi i Xhamise se re Puke. Edhe ne vitin 2006 Myftinia Puke ka bere vetedeklarim per legalizim, po ashtu edhe ne muajin nentor dhe dhjetor te vitit 2014 ka vijuar procesin per çertifikimin dhe legalizimin e xhamise se re Puke.Myftiu Gezim Kopani gjate nje takimi te zhvilluar sot me pergjegjesen e ARSHV-ne (Arkivi Vendor i Shtetit) Shkoder per Puken,u shpreh: Ashtu siç po jepen çertifikata per disa institucione te tjera, kam besim qe e njeta proçedure do behet edhe per Myftinine e rrethit Puke, pra per xhamin e re Puke. ”

Aktualisht Mytinia e rrethit Puke eshte duke grumbulluar te gjitha shkrasat zyrtare qe ndodhen neper ARSHV-et te cilat flasin per xhamin e re Puke me qellim dorzimin ne kohe pran ZRPP Puke me qellimin arritjen ne çertifikimin e tokes dhe truallit te xhamise se re Puke.

21 janar 2015

Leave a Reply