Ishte nje dite Kurban Bajrami. Nje besimtare futet ne nje dyqan qe tregonte rroba per femije per t’i blere te birit nje veshje. Ai i thote shitesit t’i tregoje nje veshje per djem te moshes nente vjeç. Shitesi i tregon disa veshje. Ndersa po flisnin nese veshja ishte e ngushte apo e gjere per djalin, aty prane kalon nje femilje i varfer me trup dhe gjatesi te njejte me djalin e personit qe deshironte te blinte veshjen. Ai e sheh dhe i thote: Ja, djali ime eshte sa ky femije. Nese kjo veshje i ben ketij femije, patjeter do t’i beje edhe djalit tim. Ata e therrasin ate femije dhe i veshin ate veshje. Femija vishet i gezuar me mendimin se veshja po i dhurohej atij. Ajo veshje i rrinte sikur qe bere me porosi. Me pas ai i thote ta heqe ate veshje. Femija vishet i gezuar me mendimin se veshja po i dhurohet atij. Ndersa po e nxirrte jashte, femija qendronte i perlotur. Nderkohe, shitesi e kuptoi situaten dhe i thote klientit mysliman; Une do t’ju jap nje veshje tjeter. Fatkeqesisht, kete nuk mund ta jap. Zgjidhni nje veshje tjeter. Ai e therret femijen dhe i thote:
-Mor bir, ku po shkon dhe i jep veshjen. Prit edhe pak, sepse do te jap edhe nje pale kepuce dhe nje kemishe. Ndersa klienti mysliman u largua i zemeruar duke i thene se perse veshjen qe ai zgjodhi ia dha dikujt tjeter, shitesi i kthehet nga pas dhe i thote:
-Nga dy do te merrja leket, ndersa nga kjo pune mora kenaqesine e Zotit. Mbasi e vesh femijen, e perqafon dhe e dergon ne shtepi.
Ate vit, dijetari i asaj epo kishte shkuar ne Haxh. Ndersa ishte ne Arafat, ai sheh nje enderr, ne te cilen dy engjej po flisnin me njeri-tjeterin;
“Haxhi i ketij viti u pranua nga Allahu per respekt te miresise qe tregoi tregtari i veshjeve ne filan treg.” Dijetari zgjohet nga gjumi dhe fillon te mendoje duke e memorizuar endrren qe pa. Ai shenon daten qe pa enderren ne nje vend. Kur kthehet , para se te shkoje ne shtepi, ai kalon nga tregu dhe gjen tregetarin e veshjeve. Ai e pyet nese kishte bere ndonje miresi diten e Kurban Bajramit, duke i treguar endrren qe kishte pare. Tregetari duke thene qe kete histori nuk e dinte askush tjeter pervec tij, pranon Islamin dhe perdja e mosbesimit te tij largohet nga drita qe lindi ne zemren e tij. Duke thene shahadetin ai behet mysliman.
Urtesia;
Ndersa nje jobesimtar e fiton besimin e tij per shkak te nje miresie qe i ben nje jetimi, mendoni pak sevapet qe fiton nje musliman besimtar, nga miresia qe i ben nje jetimi.