Rituali i Haxhit

Cfare eshte Haxhi?

Haxh, eshte vizita qe kryhet ne Qabe dhe ne vendet e shenjta perreth saj, me qellim permbushjen e nje adhurimi fetar ne intervalin e caktuar kohor.

Haxhi eshte nje nder veprat me te larte te fese islame. Personi qe ka mundesi financiare per te kryer haxhin kthehet ne shtepi i pastruar nga gjynhat sikurse dita qe ka ardhe ne kete bote.

Nje dite e kan pyetur hz.Muhammed a.s. Cila eshte vepra me e mire?

Hz.Muhammed a.s. eshte pergjigjur: Te besosh Allahun dhe te derguarin e tij. Po me pas? Tha: Xhihadi ne rrugen e Allahut. Po pastaj? Hz.Muhammed as. tha: Haxhi i pranuar nga Allahu xh.sh. (Buhari, Haxh, 4)

Allahu xh.sh thote ne Kur’an:

“Haxhi dhe Umra plotesojeni per hir te Allahut xh.sh” (Bekare, 196)

Haxhi eshte nje rast i mire per ne qe te mund te largoheni nga sjelljet dhe zakonet e keqija duke e zbukuruar moralin dhe etiken tone. Kur besimtari eshte i veshur me ihram keputja e nje bime, veshja e rrobave te qepura, pafurmosja me ere te mire dhe zenkat me te tjeret perbejne raste qe pasohen me ndeshikme fetare (nuk lejohet te kryhen). Haxhi duhet te tregohet i kujdesshem ne shume se cdo here tjeter ndaj urdherave dhe ndalesave qe na ka mesuar Allahu xh.sh teksa kryen haxhin.

Hz.Muhammed a.s thote:

“Myslimai qe e kryen detyren e haxhit pa thne asnje fjale te keqe e fyese, si dhe pa punuar asnje mekat te madh, do te kthehet ne shtepin e tij pa gjynahe, ashtu sic ka lindur i paster nga nena.” (Buhari, 4)

Allahu xh.sh thote:

“Besimtaret jane vellezer me njeri-tjetrin.” (Huxhurat, 10)

Haxhi eshte adhurim fetare islam qe zgjat afersisht nje muaj dhe qe ben te mundur qe ne te zhvillohemi shpirterish. Gjate haxhit cdo gje qe programohet sipas nje adhurimi fetar. Tavafet qe kryen besimtari, namazet qe fal, leximet e Kur’anit qe ben, permendja sa me shume e Allahut xh.sh dhe lutjet i mundesojne te hyje ne nje atmosfere intensive adhurimi.

Hz.Muhammed a.s. thote:

Pranimi i fese  islame, kryerja e haxhretit dhe shkuarja ne haxh fshijne mekatet qe keni bere me pare.” (Muslim, 192)

Hz.Muhammed a.s. thote:

“Shperblimi i haxhit te pranuar eshte vetem xhenneti.” (Buhari, 1)

Kush e ka farz haxhin?

Allahu xh.sh thote:

“Allahu ua ka bere te detyruar njerezve qe i kane mundesite financiare te shkojne ne haxh.” (Al-i Imran,79)

Cdo mysliman qeshte i shendoshe psiqikisht, qe ka hyre ne moshen e pubertetit, qe mund te udhetoje, qe nuk eshte i semure me semundje qe e pengon te shkoje ne haxh, qe ka mundesi ekonomike per vete dhe familjen, qe udheton ne kushte sugurie e ka farz haxhin nje here ne jete.

Cilat jane sevapet e haxhit?

Hz.Muhammed a.s. thote:

“Namazi qe falet brenda territorit te Mesxhidul haramit eshte 100 mije here me i bekuar sesa cdonjeri nga namazet qe falet ne nje xhami tjeter.” (Ibn Maxhe, 1450)

Hz.Muhammed a.s thote:

“Ata qe do te me viztojne pas vdekjes do te vlersohen si te me kene bere vizite kur une kam qene i gjalle.” (Bejhaki)

Hz.Muhammed a.s. thote:

“Nje namaz qe falet ne xhamin time eshte me me vlere se cdo namaz tjeter, me perjashtim te namazit qe falet ne Qabe.” (Muslim)

 

Leave a Reply