Myftiu Gezim Kopani mesazh urimi me rastin e Fiter Bajramit

Ne emrin e Allahut Meshiruesit Meshirebersit!

Myftiu i Pukes Gezim Kopani
Myftiu i Pukes
Gezim Kopani

Falenderimi i takon Allahut xh.sh krijuesit dhe sunduesit te gjithckaje. Vetem Allahun e falenderojme dhe vetem nga Ai ndihme falje dhe mbeshtetje duhet te kerkojme.

Te nderuar besimtar mysliman! Sic e shikoni tashme, te gjithe besimtaret kan mbyllur muajin e madhenueshem te Ramaznit, te cilen Allahu xh.sh i ka dhene nje rahmet, nje freski te vecante per te gjithe agjeruesit. Ne kete nate te Fiter Bajramit uroj te gjithe besimtaret mysliman qe Allahu xh.sh ti kete pranuar agjerimet e tyre, lutjet, duat e tyre dhe te gjitha veprat e hajrit qe kan bere ne kete muajt te shejte, duke uruar qe Ramazanit tjeter dhe viti ne vazhdim te jete i begate dhe me rahmet per te gjithe familjet pukjane. Me kete rast duke qenese se eshte edhe nata e Fiter Bajramit uroj te gjithe besimtaret mysliman ta gezoni kete feste te shejte sic ka thene edhe hz.Muhammedi a.s. festa e Fiter Bajramit dhe e Kurban Bajramit eshte feste per tu gezuar te gjitha familjet i madh dhe i vogel.Uroj qe kjo feste e Fiter Bajramit ti gjej te gjithe besimtaret e rrethit te Pukes me gezim, shendet dhe me lumturi duke ju uruar atyre nje Bajram te mbare, te gezuar dhe te lumtur ne familjet, zemrat dhe shpirtrat e tyre per mbare myslimanet e rrethit te Pukes. Edhe nje here gezuar festen e Fiter Bajramit , Bajramit te madh te gjithe besimtareve.

Gezim Kopani

 

28.07.2014

Leave a Reply