Myftinia e rrethit Puke ne bashkepunim me Medresene H.Sh.Shamia Shkoder organizoi sot ne qytetin e Fushe-arrezit programin artistik “Perjetesisht me Ty!”
Aktiviteti startoi me lexim te vargjeve Kur’anore te kenduar nga nxenesi Enes Masaj. Me pas imami i xhamise se qytetit te Bekim Sokoli hapi programi ku vuri ne dukje qellimin e ketij aktiviteti.
Me pas aktivitetin e pershendeti Myftiu i rrethit te Pukes Gezim Kopani i cili nder te tjera tha: “Jemi bashkuar sot ketu per te promovuar vlerat me te larta te islamit dhe profetit Muhammed a.s. Krenaria e Njerezimit. Nuk ka gje me te madhe se sa te promovohen vlerat e islamit, pasi vete fjala islam do te thote paqe dhe lumturi. Sot me shume se kur njerezimi ka nevoje per paqe dhe lumturi. Kete lumturi mund ta arrime vetem duke ndjekur shembullin e hz.Muhammed a.s. Me kete rast dua te falenderoj shoqaten Istanbul dhe grupin artistik te Medreses H.Sh.Shamia Shkoder ku cdo vit zhvillon aktivitete te tilla ne rrethin e Pukes duke u percuar keshtu tek besimtaret tane vlerat me te larta te islamit.”
Ne emer te Medresese H.Sh.Shkoder pershendeti aktivitetin drejtori i Medreses Kujtim Dervishi i cili nder te tjera tha: “Falenderoj Zotin qe na dha mundesi per te shfaqur kete program ne qytetin e Fushe-arrezit, njekohesisht falenderoj Myftiun e Pukes Gezim Kopani i cili na ka ftuar vazhdimisht ne Puke per te zhvilluar aktivitete. Medreseja H.Sh.Shamia Shkoder dhe shoqata Istanbul do vazhdoj te kontriboj per besimtaret mysliman jo vetem ne Shkoder por edhe ne rrethin e Pukes duke u bere keshtu pjese e juaja.”
Me pas programi vijoi me ilahi dhe iterpretime poezishe te vena ne skene nga nxenesit: Selma Bekteshi, Orhan Dani, Suad Dushi , Erisad Lugjaj dhe Enes Masaj si dhe grupi artistik i Medreses H.Sh.Shamia Shkoder te drejtuar nga mesuesja Elvira Katalina.
Ne fund te programit per te pranishmit u shpernda literature fetare si dhe u shtrua nje koktej.
Fushe-arrez me: 23 mars 2014
Fotografi te tjera