
MESAZH NGUSHËLLIMI
Sot, 29 nëntor 2025 , mora lajmin për ndarjen nga jeta të Ipeshkvit të Dioqezës së Sapës Simon Kulli.
Kujtoj me respekt pjesëmarrjen e tij në përurimin e xhamisës së Kodër Hanit që u zhvillua më 04 nëntor 2023 , po ashtu edhe vizitën e tij vëllazërore që zhvilloi më 13 dhjetor 2023, në Myftininë e rrethit Pukë.
Këto momente mbeten dëshmi e harmonisë dhe i mirëkuptimit ndërfetarë që i karakterizon dy besimet fetare.
Në këto ditë ngushëllimi, në emër të Myftinisë së rrethit Pukë si dhe në emrin tim personal përcjell mesazhin e ngushëllimit zyrtarëve të tjerë të Dioqezës së Sapës , Famullitarëve të rrethit Pukë , si dhe gjithë vëllezërve tanë shqiptarë të besimit katolik.
Myftiu i rrethit Pukë
Nr.prot:94 , Datë: 29 nëntor 2025
