Vlersohet puna 20 vjeçare në krye të Myftinisë Pukë e Myftiut Gëzim Kopani

Ne permjet nje aktiviteti te veçante te zhvilluar ne Pallatin e Kultures Puke , Keshilli i Myftinise Puke dhe Komuniteti Mysliman i Shqiperise vlersoi punen 20 vjeçare ne krye te Myftinise Puke te Myftiut Gezim Kopani

Perveç besimtareve te shumte nderuan me pjesmarrjen ne kete aktivitet: Nen Kryetari i Komunitetit Mysliman te Shqipserise  Lauren Luli , Gezim Kopani Myfti i Pukes , Zef Marku Famullitar i Kishes Katolike , Rrok Dodaj Kryetar i Bashkise Puke, Hil Curri Kryetar i Bashkise Fushe Arrez, Lodovik Hasani Deputet ne Kuvendin e Shqiperise , Korab Kaja drejtor i Fondacionit Miresia, Ejup Lila drejtoi i Medias ne KMSh, Gezim Dunga perfasues i shoqates Istanbul , Besmira Alia kryetare e PS Puke, Hil Kola kryetar i PD Fushe Arrez, Alfons Gjergji kryetar i PSD Puke, si dhe shume personalitete te tjera.

Pas hapjes se aktivitetit me hymnin Kombetar dhe ajete te Kur’anit , te pranishmit ndoqen nje dokumentar i pergatitur me rastin e 20 vjetorit te Myftiut Gezim Kopani ne sherbim te islami dhe komunitetit pukjan, per te vijuar me dy kumtesa te mbajtura nga Sekretari i Keshillit te Myftinise Puke Ylli Hadroj dhe Afrim Laçi .

Ne fjalen e tij nen Kryetari i KMSh-se Lauren Luli vlersoi punen e bere nga Myftiu Gezim Kopani per te vijuar me pershendetjet dhe vlersime e bere nga famullitari i Kishes Katolike, Kryetaret e Bashkise Puke dhe Fushe Arrez, drejtues te shoqatave dhe fondacioneve, drejtues te Komisariatit te Policise Puke, drejtues te subjekteve politike etj.

Aktiviteti u shoqerua me valle tradicionale te Pukes dhe ne fund ne vlersimin qe Komuniteti Mysliman i Shqiperise e te tjere i akorduan Myftiut Gezim Kopani.

03 maj 2025

Leave a Reply