Ka filluar ditën e sotme haxhi për miliona haxhij nga e gjithë bota, ndër ta edhe mbi 800 haxhij nga Shqipëria kanë mbërrritur mesantën e sotme ne Mina dhe janë akomoduar në çadra. Me të mbërritur në Mina ata kanë filluar me faljen e namazeve ditore, leximin e Kuranit Famëlartë, si dhe zhvillimin e ligjëratave të ndryshme në lidhje me ato gjëra që praktikohen më së shumti gjatë vizitës së këtyre vendeve të shenjta. Pas përfundimit të qëndrimit në Mina, ata do të vazhdojnë udhëtimin e tyre drejt Arafatit.Allahu (xh.sh) pranoftë prej tyre çdo adhurim e lutje!
Burimi: KMSH