Myftinia e rrethit Pukë me mbeshtetjen e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe Dijanetit të Turqisë është mundësuar bërja e disa kurbaneve në qytetin e Pukës.
Siç është bërë tashmë traditë Myftinia Pukë me mbeshtetjen e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe Dijanetit Turk organizohet bërja e disa kurbaneve.
Pjesë e shpërndarjes së kurbanit ka qenë edhe Myftiu i Pukës Gëzim Kopani si dhe përfaqësuesi i Dijanetit Turk Isa Kose.
Myftiu i Pukës Gëzim Kopani ka falendëruar Dijanetin e Turqisë i cili u gjet pranë në këto ditë feste myslimanëve pukjanë. Myftinia e rrethit Pukë me mbeshtetjen e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë do vazhdoj të zhvilloj aktivitete të tilla, tha Myftiu Kopani.
Gjatë vizitës së tij në Pukë përfaqësuesi i Dijanetit Turk Isa Kose ka falendëruar Myftininë e Pukës mbi organizimin e shpërndarjes së Kurban Bajramit. Kose ka preferuar të jetë pjesë e shpërndarjes së kurbanit në disa familje në nevojë. Nga kjo shpërndarje përfituan mbi 150 familje në nevojë.
Mishi i kurbanit është shpërndarë në qytetin e Pukës dhe në disa fshatra.
Thirrjes së Myftinisë Pukë për të ndihmuar familjet në nevojë i është bashkuar : Compassion Help Center, Sait Fishta, E.H. G.K dhe Xhevat Vataksi të cilët kan dhuruar disa dele për kurban.
Nga të gjitha shpërndarjet e kurbanit, që ka bërë Myftinia Pukës , kan përfituar rreth 400 familje.