Myftinia Puke njofton besimtaret mysliman te rrethit Puke se Sadakja e Fitrit per kete vite per person eshte 400 lek.
Fidja (kompensimi) per te gjithe ata te semure te cilet nuk kane mundesi te agjerojne ramazanin , kompensimi per cdo dite eshte 400 lek.
Ndersa niveli minimal i obligimit per dhenie te zekatit per kete vite eshte: 570.000 lek te reja.
Pagesa e Sadakas se Fitrit, e Fidjes (kompensimit) dhe Zekatit Mund ta beni prane zyres se Myftinise Puke ose ne numrat e llogarise se Komunitetit Mysliman te Shqiperse.
Informacion i shkurter mbi Zekatin
Zekati është detyrim për personat në moshë madhore, mendërisht të shëndoshë, të lirë, të mos kenë borxhe dhe përveç përballimit të nevojave të tij dhe të familjes të zotërojë pasuri në vlerën e nisabit mbi të cilin të kalojë një vit pa e prekur. Sasia e nisabit është kusht si për pasurinë ashtu dhe për prodhimin. Edhe pse ari dhe argjendi nuk shtohen, zekati jepet kur arrin vlerën e nisabit.Nisabi: është një masë e caktuar nga feja për detyrimin e zekatit. Kjo masë është 85 gr ar, 595 gr argjend ose pasuri, mallra tregtie, para në vlerën e tyre.Përsa i përket zekatit të kursimeve të parave, ajo është 2.5 % e vleftës totale të paprekur për periudhën njëvjeçare. Zekati i kafshëve ndryshon nga lloji i tyre. Tek të imtat është një në dyzet; tek devetë një në pesë; tek të trashat (lopë) një në tridhjetë. Edhe për mineralet jepet zekat.MALLRAT QË MUND TË JEPEN ZEKAT 1 – Tek mallrat e tregtisë hyn çdo lloj malli si veshmbathje, ushqimet, bagëtitë, shtëpitë, tokat dhe për të gjitha duhet të jepet zekat.Bagëtitë që mbahen për qëllime tregtie hyjnë brenda mallrave të tregtisë dhe për to jepet zekat në masën 2.5 %.Zekati i mallrave të tregtisë llogaritet 2.5 % e gjithë vlerës së mallit që zotëron personi. Ky zekat mund të jepet në para ose në vlera të tjera.2. Zekati i bagëtiveBagëtitë i ndajmë në grupe dhe ndarja e zekatit bëhet sipas grupeve të caktuara në vlerën e caktuar.3 – Pasuria monetareStolitë të cilat përdoren për qëllime tregtia kanë nisabin e përcaktuar, në ar 85 gram ndërsa në argjend 595 gram. Secili person që zotëron këtë sasi të caktuar duhet të japë zekat 2.5 % të mallit. Edhe ata që kanë bono apo letra me vlerë, zekatin e japin duke llogaritur 1/40 e vlerës së mallit që kanë.4. Pasuritë e patundshmePërsa i përket personave që kanë shtëpi me qera, diskutohet nëse duhet dhënë zekat mbi vlerën e qerasë apo mbi vlerën e pasurisë. Pjesa më e madhe e dijetarëve janë të mendimit të jepet mbi vlerat personale. Disa dijetarë e përngjasojnë vlerën e qirave me sasinë e mallrave bujqësorë dhe mendojnë se duhet të jepet 1/10 ose 1/20 e vlerës së qirasë. Ndërsa të tjerë mbështesin mendimin e dhënies 1/40 e vlerës së pasurisë së patundshme. 5. MineraletSasia e nisabit për minerale si ari, argjendi, mermeri, smeralde, rubinë, naftë apo gaz natyror është 1/5 ose 20 % e mallit që zotëron personi. 6. Prodhimet bujqësoreTek prodhimet bujqësore kemi dy lloj ndarjesh: nëse tek toka ku mbillet bëhen shpenzime si ujitja, përdorimi i ilaçeve apo ndonjë lloj shpenzimi tjetër, atëherë zekati është 1/20, ndërsa nëse marrim prodhime pa pasur asnjë shpenzim, është 1/10.ZEKATI (Lëmosha Pastruese)Bamirësia shprehet në Islam në forma të ndryshme. Ndërsa sadakaja (bamirësia) është një akt vullnetar,zekati është një detyrim për çdo musliman i cili zotëron një nivel të caktuar pasurie. Fjala zekat rrjedh nga fjala tezekka që do të thotë “të pastrosh diçka.” Prandaj zekati nënkupton mbajtjen e pasurisë të pastër dhe të shenjtë duke u dhënë 2.5 përqind të saj të varfërve. Rrjedhimisht ky akt e bën besimtarin dhe pasurinë e tij të qëndrojë përherë në nivele pastërtie dhe sinqeriteti (Tevbe 9:103). Zekati është një shtyllë shumë e rëndësishme e praktikës Islame dhe kjo vërtetohet nga barazimi që i bëhet asaj me namazin, gjithsej 82 herë në Kur’an.Allahu ka premtuar se pasuria nuk do të pakësohet kurrë për shkak të dhënies së lëmoshës.Thuaj: “S’ka dyshim se Zoti im është Ai që i jep furnizim të begatshëm atij që do nga robërit e vet dhe Ai ia pakëson atij, e çka do që të jepni, Ai e kompenson atë dhe Ai është dhuruesi më i madh. (Sebe 34:39)Zekati përbën një formë të detyrueshme bamirësie të marrë nga kursimet e një personi. Ai nuk është një taksë mbi të ardhurat, por një taksë mbi kursimet. Përfituesit më të mëdhenj të tij janë punëtorët e varfër të cilët nuk mund t’i plotësojnë të gjitha nevojat e tyre pa njëfarë ndihme shtesë, si dhe të mjerët të cilët nuk janë në gjendje të sigurojnë as edhe mjetet bazë të jetesës. Ai përdoret gjithashtu për të paguar borxhet e atyre të cilët nuk kanë mundësi t’i paguajnë vetë, për lirimin e skllevërve dhe të robërve të luftës.Zekati është gjithashtu një virtyt i rëndësishëm i muslimanëve, siç përshkruhet edhe në ajetin e mëposhtëm kuranor.“Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë e ndalojnë nga e keqja, e falin namazin dhe japin zekatin, respektojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Të tillët do ti mëshirojë Allahu. Allahu është ngadhënjyes, i urtë.” (Tevbe 9:71)