Myftinia e rrethit Pukë në bashkëpunim me shoqaten “Istanbul” në diten e parë dhe të dytë të Kurban Bajramit kan organizuar therrjen dhe shpërndarjen e mishit të kurbanit.
Sapo është kryer falja e namazit të Kurban Bajramit grupi i punës i ngritur nga Myftinia Pukë ka filluar me therrjen e kurbaneve.
Më pas nën kujdesin e Myftiut të Pukës Gëzim Kopani si dhe të Këshilltareve të Myftinisë Pukë është bërë shpërndarja e mishit të kurbanin në Fush-arrez, Rrape, Dedaj, Lajthizë etj.
Kurbanat u siguruan nga Shoqata “V.H.K.Istanbul” ku perfituan rreth 200 familje të varfra në rrethin e Pukës.
Shoqata “Istanbul” prej vitesh ka mbeshtetur disa aktivitete të Myftinisë Pukë.