Ne xhamin e qytetit te Pukes pas faljes se namazit te akshamit, u zhvillua nje vaiz me rastin e nates se madhe te Israse dhe Miraxhit. Nder te tjera Myftiu i Pukes Gezim Kopani tha: “Nata e Isras eshte nate e bekuar, eshte nate e bardh pasi ne kete nate Allahu e gezoi profetin Muhammed a.s. duke e takuar me te gjithe profetet te cileve u beri imam, hyri ne Bejtul Mamurin, shikoj xhennetin madheshtor i cili eshte ne pritje te banoreve te tij, te cilet jane bindur urdherave te Allahut xh.sh. Israja eshte ngritje shpirterore ndaj le ta pastrojme shpirat tane , me ibadet ndaj Allahut dhe pune te hajerit.”
Date; 17.02.2023